Forumi ekonomik shqiptaro-slloven
Qeveria shqiptare është e gatshme te krijoje te gjitha hapësirat për investitorët sllovene ne Shqipëri. Gjate forumit te përbashkët ekonomik ne Tirane, kryeministri Berisha u ndal te pjesët ende te pazbuluara te vendit, siç janë turizmi dhe nxjerrja mineraleve, duke shtuar se këto janë sektorë strategjike për investitorët e huaj. Ndërsa kryeministri slloven Pahor deklaroi se investitorët sllovene janë te gatshëm dhe pritet qe qeveria shqiptare te mbaje fjalën e saj. "Shqipëria eshte një vend i virgjër. Vendi ynë është i virgjër, sidomos ne sektorin e turizmit. Aty na duhen investitorë. Qeveria shqiptare ne saje te reformave te saj si "Shqipëria 1 euro" apo "One stop shop" i ka bere me te thjeshta gjerat për investitorët e huaj. Shqipëria është e virgjër edhe ne një tjetër sektor, ne atë te nxjerrjes se mineraleve. Edhe ne këtë sektor ne i mirëpresim investitorët e huaj"- është shprehur zoti Berisha. Ndërsa homologu Pahor tha: "Herën tjetër qe do te vizitoj Shqipërinë, shpresoj qe mos te jem këtu për te hapur ambasada, por për te hapur 20 fabrika te investitorëve sllovene ne Shqipëri. Pra, ne jemi gati, tani i takon Shqipërisë te mbaje fjalën e saj". Ne fund kryeministrat nënshkruan dy marrëveshje ekonomike për zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare.
Shpërndaje