Ndertuesit zhvendosin planet ne turizem dhe bujqesi Blerina Hoxha
Ndertuesit po zhvendosin planet e investimit ne dege te tjera te ekonomise si ne bujqesi apo turizem per shkak se, sektori i ndertimit eshte maturuar, tashme dhe fitimet nuk jane me aq te larta. Ulja e ritmeve te rritjes ne sektorin e ndertimit dhe ate bankar po nxit bizneset ne kerkim te aktiviteteve te reja. Bujqesia eshte nje prej sektoreve, ku ekspertet e ekonomise keshillojne te orientohen investimet private ne kete periudhe, duke renditur si sektore potenciale edhe turizmin dhe ndermjetesimin tregtar, ndersa ndertimi konsiderohet ne fazen e tij te maturimit. Diversifikimi i portofolit te investimeve apo nevoja per t'u zhvendosur ne nje aktivitet teresisht tjeter po behet gjithnje e me i dukshem per ekonomine shqiptare. Sipermarresi, Behar Male nje nga ndertuesit me te njohur ne vend eshte shprehur per mediat se, tregu i banesave nuk eshte me paresor, sepse vendi e ka kaluar emergjencen e trasheguar te familjeve te pastreha, duke u kufizuar kryesisht ne blerjet e cifteve te reja. Sipas eksperteve, Shqiperia ka ezauruar apo po i ezauron nje pjese te madhe te burimeve ekonomike, qe kane orientuar zhvillimin e deritanishem. Rritja e shpejte e konsumit dhe e investimeve te mbeshtetura nga rritja e shpejte e kredise bankare, jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe ekonomite ne tranzicion, e shoqeruar me zhvillimin e vrullshem te ndertimit coi ne rritjen e shpejte te aktivitetit ekonomik. Kompanite kryesore ne ndertim, por qe kane nje portofol te diversifikuar, duken te shendetshme ne bilancet e tyre dhe nuk pritet te dobesohen nga ulja e kerkeses konsumatore ne disa sektore. Agron Ramidhi eshte nje tregtar e ndertues, qe keto kohet e fundit po orienton investimet ne sektorin e blegtorise. Qe ne vitet e para te pas '90, ai filloi te merrej me tregtimin e materialeve te ndertimit. Pak me vone ka investuar ne blerjen e tokes. Ne dhjete vite, ai tregon se ka blere 21 hektare toke. Nje pjese te saj e ka shfrytezuar per ndertim, me marrjen e licences se kompanise se ndertimit. Rreth pese vite me pare, ngriti fermen me te madhe te gjedhit ne vend. Ferma me 500 krere lope te importuara kryesisht nga Holanda eshte e orientuar per prodhimin e qumeshtit e mishit. Nje pjese e mire e sugjerimeve te eksperteve duket se, kane rene ne veshet e sipermarresve, te cilet po vleresojne mundesite e investimeve ne sektore potenciale ne vend si turizmi, tregtia, perpunimi dhe prodhimi vendas. Me pervojen ne ndertim, ato jane drejtuar kryesisht ne ndertimin e fshatrave turistike, megjithate, eksperte te ekonomise theksuan ne nje takim te fundit te organizuar nga Banka e Shqiperise, se sektori i turizmit ka bere hapa mbrapa gjithe keto vite me betonizimin e bregdetit, duke bere qe te humben mundesite e shfrytezimit te ketij potenciali. Eksperte te ekonomise, te ftuar nga Banka e Shqiperise ne nje debat te hapur per modelin ekonomik, vleresojne si sektore te mundshem ate te turizmit, bujqesise, agro-perpunimit, duke vene ne dukje se mbi te gjitha nevojitet nje perdorim efektiv dhe i kujdesshem i burimeve natyrore.