Kriza vullkanike shkaktoi pesë miliardë dollarë dëme
Studimi i zbatuar nga kompania "Oxford economics", e specializuar për parashikime ekonomike, tregoi se java e parë e krizës vullkanike(15-21 prill) i ka kushtuar ekonomisë botërore 4,7 miliardë dollarë dëme, ndërsa anulimi i rreth 5 000 fluturimeve deri më 24 maj, e rriti këtë shumë edhe pesë për qind.
Humbjet e kompanive ajrore kanë qenë 2,2 miliardë dollarë, ndërsa humbjet e udhëtarëve mbi 1,6 miliardë dollarë, po ashtu humbje kanë pësuar dhe bizneset e ndryshme.
''Gjatë javës së parë të krizës vullkanike, kur hapësira ajrore evropiane praktikisht u mbyll tërësisht, humbjet në SHBA kanë qenë 957 milionë dollarë, në Azi 517 milionë dollarë, në Evropë 2,632 miliardë dollarë dhe në Lindjen e Afërt 591 milionë dollarë'', theksohet në raport.