Zona euro, inflacioni u rrit në 1,6 për qind në maj
Njoftimi është bërë nga zyra europiane e Statistikave, Eurostat, në një vlerësim të parë dhënë sot. “Duhet të kthehemi në dhjetor të vitit 2008 për të parë një inflacion të të njëjtit nivel, prej 1,6 për qind. Inflacioni po i afrohet në të gjitha rastet objektivit të caktuar nga Banka Qendrore Europiane, BCE: mbikëqyrësja e stabilitetit të çmimeve synon që brenda një afati të mesëm inflacioni të arrijë në rreth 2 për qind”, thuhet në raport.
çmimet për konsumin në zonën euro kanë rifilluar të rriten në nëntor të vitit 2009, pas pesë muaj me radhë rënieje, një shenjë e rimëkëmbjes ekonomike, por sidomos e evolucionit të çmimeve të naftës.
çmimet për konsumin në zonën euro kanë rifilluar të rriten në nëntor të vitit 2009, pas pesë muaj me radhë rënieje, një shenjë e rimëkëmbjes ekonomike, por sidomos e evolucionit të çmimeve të naftës.