E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja Shqipëri-Francë, ekipi i “Gjelave”, mbërrin në Tiranë

Ekipi i futbollistëve francezë, ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Ata kanë zbritur në aeroportin e “Rinasit”, dhe me autobus janë larguar drejt një hoteli, aty ku do të akomodohen dhe më pas do të zhvillojnë një seancë stërvitje. Masat në aeroportin e Rinasit kanë qenë tepër të mira.
 

Nesër ata do të njihen me ambientet e stadiumit Qemal Stafa dhe pasdite, është parashikuar konferenca e shtypit e trajnerit të Francës.
Franca, kampione e botës dhe e Evropës ka mbërritur në vendin tonë, për ndeshjen ndaj ekipit shqiptar, e cila do të luhet më 2 shtator.

Ndeshja është e vlefshme për eleminatorët “Euro 2002”, ku Franca është skuadra kryesore për kualifikim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›