E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomes ne koma. Trajneri peson iktus gjate ndeshjes

Futbolli brazilian ka përjetuar një dramë të vërtetë, pasi ish-kapiteni i kombëtares “selecao”, tani trajneri i Vasco da Gama, Ricardo Gomes ka pësuar një iktus teksa skuadra e tij po luante kundër Flamengos në Rio de Janiro.

Tekniku 46- vjecar u rrëzua në tokë gjatë pjesës së dytë të takimit kur rezultati i ndeshjes ishte në barazim 0-0, ndërsa më pas u dërgua me ambulancë në spital. Mjekët ndaluan hemoragjinë e brendshme, ndërsa gjendja shëndetësore e trajnerit vazhdon të jetë shumë e rëndë.

Rikardo ndodhet në gjendje koma, ndërsa sipas mjekëve të spitalit të Rios është ende shpejt për të mësuar dëmtimet që ka pësuar truri i trajnerit.

Rikardo Gomes ishten një nga lojtarët më të famshëm brazilian të viteve 90’të, ndërsa për katër vjet me radhë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pasi la fushën e lojës, ai nisi një karrierë si trajner duke drejtuar në fillim Paris SG në Francë dhe më pas Vasko da Gama në Brazil, ndërsa pas kësaj goditjeje do të jetë e vështirë që ai të kthehet në pankinën ë ndonjë skuadre.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›