E Shtunë, 31 Tetor 2026

US Open kualifikohet Rafael Nadal

“US Open” vazhdon pas surpriza duke mbyllur ditën e dytë të turneut Grand Slam të tenisit botëror me kualfikimin e të gjithë favoritëve. Numri një i botës në tenisin për meshkuj Novak Djokovic ka siguruar një biletë për në raundin e dytë, pas fitores së lehtë kundër iralandezit Conor Niland. Tensiti serb kishte mbyllur lehtësisht setin e parë, ndërsa në të dytin krysonte me shifrat 5-1, kur kundërshtari i tij u tërhoq nga ndeshja për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Nuk zhgënjen edhe Rafael Nadal, i cili është kualifikuar për në raundin tjetër të turneut amerikan pas fitores 3-0 me sete ndaj Andrey Golubev nga Kazakhstani. Tenisti spanjoll, i cili mban edhe titullin kampion në US Open mbylli me vështirësi dy setet e fundit për të siguruar suksesin në ndeshjen e parë të këtij edicioni.

Pa surpriza vijon edhe turneu për femra, ku numri një i botës Caroline Wozniacki mundi lehtësisht 2-0 me sete spanjollen Nuria Vives. Pas këtij suksesi, tenistja deaneze ka konfirmuar veten si një nga pretetndentet për të fituar titullin kampion, trofe ky që i mungon që nga viti 2009.

I njëjti diskutim vlen për Serena Williams, e cila duket se ka hedhur pas krahëve problemet fizike për të mundur pas vështyirësi 2-0 me sete serbën Bojana Jovanovski. Tenistja amerikane, e cila qëndroi jashtë fushave për një periudhë relativisht të gjatë shihet si një nga favorite për të fituar trofeun e këtij edicioni në US Open.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›