Barcelona zyrtarizon Nejmar

Njemar është zyrtarisht një lojtar I Barcelonës. Sulmuesi brazilian ka firmosur kontratën që e lidh për pesë vjet me klubin spanjoll. Konfirmimi ka ardhur mengjesin e së martës, kur menaxheri i futbollistit njoftoi mbylljen e tratativave. Ai theksoi gjithashtu se prezantimi në “Kamp Nou” do të bëhet javën e ardhshme.
Transferimi i Nejmar është goditja e parë e madhe në merkato. Për të arritur te sulmuesi 21-vjecar, Barcelona mundi rivalitetin e Realit të Madridit, duke plotësuar kërkesat financiare të futbollistit. Barcelona do t’i paguajë Santos 35 milionë euro, ndërsa Nejmar do të fitojë 7 milionë euro në sezon.
Kjo është rroga e tretë më e lartë në skuadrën spanjolle, që gjithashtu do t’i lejojë Nejmar të gjitha përfitimet nga e drejta e imazhit.
Nejmar është vetëm përforcimi i parë i Barcelonës.
Talenti brazilian shihet si futbollisti që do të kthejë sërish skuadrën te suksesi në Europë. Barcelona fitoi në këtë sezon titullin në Spanjë, por u eliminua në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.