E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja Shqipëri-Rumani, policia merr masat

Policia e Tiranës ka bërë publik sot planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Rumani, që do të mbahet nesër në stadiumit kombëtar "Qemal Stafa".

Për të garantuar një ndeshje të qetë policia e Tiranës bën me dije se do të ndalojë qarkullimin në tre prej akseve kryesore që të çojnë për në stadium si rrugët "Derbvish Hima", "Asim Zeneli" dhe rruga "Perlat Rexhepi". Sipas policisë në këto rrugë nuk do të lejohet qarkullimi për automjete nga ora 14.00 deri në orën e 23.00 të ditës së nesërme.

Ndeshja Shqipëri-Rumani do të zhvillohet në orën 22.00, dhe është e vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Europian të Futbollit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›