E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon Merkel, Berlini premton mbeshtetje

Kryeministri Berisha i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani ka marrë premtimin nga Kancelaria gjermane Angela Merkel se do të ratifikojë MSA e Shqipërisë me BE brenda 2008 dhe shumë shpejt Protokollin për Anëtarësimin në NATO. 

BERLIN - Kryeministri Berisha merr premtimin nga Kancelarja Merkel se Gjermania do të ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian brenda vitit 2008 dhe shumë shpejt Protokollin për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, u prit mesditën e sotme nga Kancelarja gjermane znj. Angela Merkel.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Kancelarja Angela Merkel i shprehu Kryeministrit Berisha urimet më të mira për progresin e arritur nga Shqipëria gjatë viteve të fundit në të gjitha fushat, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kancelarja Merkel u shpreh se për të luftuar korrupsionin duhet një kurajë shumë e madhe, “Në këtë kuadër-, u shpreh Kancelarja Merkel-, i gjithë rajoni dhe Evropa ju janë mirënjohës për progresin që ju keni arritur në luftën kundër korrupsionit, pasi problemi i korrupsionit është një problem më i gjerë sesa vetë Shqipëria”.   Kancelarja Merkel u shpreh se marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, si dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera. Zonja Merkel shprehu gatishmëri për t’i intensifikuar më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat. ndërkohe kryeministri Berisha njohu kancelaren Merkel me reformat në vend dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

(a.s/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›