E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja e 18 shkurtit: Politika 4 - Shqipëria 0

Ishte nje ndeshje e gjate, e lodhshme, plot faulle, nerva, kartona te verdhe dhe te kuq. Lojtaret kishin harruar ate qe quhet "Fair Play", dhe donin me cdo kusht te fitonin.
Ne fushen e lojes kishin zbritur lojtaret me te mire te te dyja skuadrave, plot entuziazem, dhe deshire per te dhene me te miren e tyre. Me lojen e tyre donin tu tregonin tifozeve, dhe sportdashesve vlerat qe ka cdo lojtare.

Ndeshja luhej ne nje fushe te mire te cilen lojtaret e njihnin prej vitesh, dhe asnjeri nuk mund te thoshte se cila ishte skuadra mike dhe cila ishte skuadra vendase. Skuadrat pak a shume ishin veshur me ngjyrat tradicionale qe jemi mesuar ti shohim prej kohesh, me shume pak ndryshime. Njera ishte e veshur me ngjyren dominuese blu dhe bardhe, te perzier me ngjyren gri dhe pak te gjelbert, dhe tjetra me ngjyren e saj roze, te perzier me portokalline dhe jeshilen, dhe si per xhelozine ndaj ylberit, apo ndoshta per te frikwsuar skuadren tjeter kishin marre kesaj rradhe dhe te kuqen.

Te dy trajneret e skuadrave pasi pershendeten tifozet, zune vendin e tyre. Trajneri i vjeter i skuadres blu, Berisha, zuri vend ne bankine, pasi kishte dhene te gjitha direktivat.
Kurse trajneri i skuadres tjeter, Rama, qe udheheq ekipin prej me shume se nje viti e gjysem, zuri vend ne fushe, ku luante dhe ne rolin e kapitenit, si per te na kujtuar nje nga legjendat e futbollit italian, Vierin, ku nje here e nje kohe ishte trajner i skuadres angleze Chelsea dhe njeheresh kapiten i saj.

Treshja nderkombetare qe do drejtonte kete ndeshje e njihte mire fushen, dhe ekipet sepse i kishin gjykuar dhe me pare. Arbitri kryesor ishte Jorgen Grunet, i motshem per detyren e tij, pak paragjykues dhe i rrepte, i ndihmuar nga anesori i djathte Joseph Borg dhe ne krahun e majte nga Oli Rehn.

Topin e pare nga mesi i fushes e shkelmoi skudra blu, dhe ndeshja e shume pritur filloi. Loja ne fillim nisi e qete, plot shprese per nje ndeshje dinjitoze sic duhet ta bejne te gjithe ata qe luajne. Aksioni i pare ishte i lehte me nje zbritje ne krahun e djathte te bluve nga Nishani i cili pasoi prapa tek Rusmaili, ky tek Patozi i cili dhe pse vinte nga mbrojtja donte te mbeshteste sulmin por u pengua nga mesfushori Malaj.

Me pas pati dhe nje kundersulm te skuadres roze ku perfundoi me gjuajtjen e Petro Kocit.
Minutat kalonin, dhe ndeshja sa vinte dhe behej me e nxehte, nuk kishte rendesi nese do prishej bukuria e lojes, as qe donte t'ia dinte ndonje nga lojtaret, rendesi kishte "Goli", rezultati duhet te ishte ne favor te njeres skuader me cdo kusht, ky ishte motivi per te cilin kishin dale ne fushe te dy skuadrat.

Ne minuten e 12 te ndeshjes, ne nje zbritje te shpejt te Gazmend Oketes, i mbeshtetur nga zevendes ministri Pone, tek behej gati ti pasonte Rusmailit, lojtari kundershtar Brace terhiqet duke lene zevendes kryeministrin ne pozicion jasht loje. Ky i fundit pak sa i nervozuar, por i stervitur per keto situata u kthye ne pozicionin e tij te mbrojtjes me deshiren per te kundersulmuar perseri.

Me flamurin e ngritur nga anesori Borg, per pozicionin jasht loje, ne rradhet e tifozove blu te cilet vinin nga zona e Kombinatit, u shfaqen shenja pakenaqesie, te perzier pak me nervozizem apo me ndonje llaf jo normal, qe prish imazhin e sportedashesit.

Minutat ecnin si pa kuptuar, dhe ankthi, padurim, rritej e rritej tek te dyja palet, ndersa tifozet e te dyja skuadrave shikonin me habi sesi loja po merrte trajten e nje lufte pa kuptim, dhe shpesh here dhe ata nga shkallet bertisnin sikur te ishin ne nje llogore lufte, dhe jo ne nje loje.

Nje pasim nga portieri Majko, tek Koci dhe ky me triblim arrin te kaloj Nishanin, duke ja pasuar Braces i cili gjuan me te majten e tij, por rrjeta nuk mundi te tundej nga fluturimi i Bamir Topit, si nje xhentellmen anglez, i cili dhe kesaj rradhe i tha golit stop. Por ne hedhjen e tij, ashtu sic jemi mesuar ta shikojm dhe ne fjalen plot peshe, kesaj rralle pati nje demtim serioz, gje qe beri ta leje fushen e lojes para kohe, dhe vendin e tij e mori Arben Imami.

Imami dhe pse pak i shendoshur nga privilegjet qe ka pasur ne cdo qeverisje, dhe kesaj rradhe ka arritur te marre mirebesimin e trajnerit Berisha, per te ruajtur celsin e suksesit, porten.

Pas nderrimit te portierit te bluve,i cili ishte dhe kapiteni i skuadres, detyre te cilen e mori mbrojtesi i djathte Rusmaili, tek skuadra "Roze", filloi nje gjalleri ne levizje, nje siguri ne pasime, dhe ne zbritje te rrezikshme.

Sic duket ata e njihnin mire portierin, i cili dikur ka luajtur per ngjyrat e tyre, dhe nuk trembeshin nga kapiteni i sapo emeruar i cili me shume flet sesa punon.Nga gjalleria e fituar, nje zbritje ne krahun e djathte te kundershtarit, ku Blushi arrin me lehtesi te krosoje tek Rama, dhe pse ky i fundit nuk ka shume besim ne pasimet e njeriut qe i hiqet si "mik", merr topin dhe ne nje kalim te tipit francez, ja hedh ate Ulqinit dhe ky i fundit godet ne krahun e majte te portes te mbrojtur ish aktori ne skene, ku kete rrol e ben mire dhe ne jete, dhe topi futet ne rrjete.

Si nje mesazh nga skuadra kundershtare per mbrojtesin e portes, duke nenkuptuar mesazhin; "Ngado qe te shkosh, je i yni". Me kete rezultat mbyllet pjesa e pare, dhe skuadrat largohen ne dhomat e pushimit, duke lene tifozet nen trysnin e nje ankthi, nen deshiren e secilit per te fituar skuadra e tij.

Dhe sa e cuditeshme eshte kur ne fund cdo tifoz pasi fut doren ne xhepin e tij, sheh nje bilete qe ka blere, dhe shpesh mendon; Une jap para per te pare ndeshjen, lojtaret zihen mes njeri tjetrit, fitojne dhe humbin, dhe ne fund cdo lojtar paguhet. Kjo gje te kujton fjalen e urte; Ti ha kumbulla, mua me mpihen dhembet.

Por gjithsesi tifozi gjen nje fuqi te pa dukshme, dhe perseri mbrenda tij lind ankthi i ndeshjes se si do mbaroje.
Pjesa e dyte nise me nje sulm te fuqishem nga skuadra roze ne krahun e majte te saj, ku kapiteni dhe trajneri i skuaders Rama arrin te ndez tifozorine e ardhur nga blloku, dhe Tirana e re, pasi shenon nje gol ne te djathte te portes blu. Duket qe me kete gol Rama do te thote se vizioni i tij per skuadren, eshte me i mire, dhe me i lexueshem per tifozet kryeqytetas.Dhe loja vazhdon, nga te dyja anet.

Por blute te zene si ne mjegull, sinonim i nje erresire te cilen nuk po dine ta menaxhojne, te nje plani qe e kane hedhur ne leter por nuk dine se si e kane shkruar, te shume premtimeve qe kane thene por nuk po dijne se si ti mbajne, te nje vizioni qe kane paraqitur por nuk dijne se nga e kane marre, dhe te lodhur ndofta nga trajneri i tyre qe me shume urdheron, dhe perdore skema te vjeteruara, sesa mundohet te korigjoje vetveten, apo ti leshoje vendin nje me te riu, ne keto mendime lodhese, dhe si pa kuptuar nje nga nje marrin topin nga rrjeta e tyre, tek shenohen golat nga kundershtari.Loja vazhdon, ne shohim lojtaret e te dyja skuadrave.

Nje kundershtar qe ka po te njejten ambicja si ata vete per kolltuk. Nje kundershtar i cili dhe ai nuk njeh rregulla loje, ku shpesh perdor dhelperine qe ja kane lene trashigim te paret. Nje kundershtar i cili jo rralle te vret naten e te qane diten.Nje kundershtar qe arrine te sakrifikoj cdo gje, pervec vetes, vetem te kete privilegje. Loja vazhdon e vazhdon.

Dhe me e cuditeshmja eshte, se ata qe ne i shohim si skuadra rivale ne fush, ata qe zihen para nesh,ku here fiton njeri e here fiton tjetri, pas kuintave, aty ku syri i ne tifozeve, i ne sportedashesve nuk deperton dot, dy palet e lojtareve te skuadrave puthen, perqafohen, dhe ndofta tallen me ne, qe blejm biletat per te pare lojen e tyre.

Kjo loje, e cila behet mbi kurrizin tone, duhet kuptuar se cdo dite dhe me shume po behet nje barre e rende. Cdo dite e me shume ky krimb qe quhet politike, qe ushqehet mese miri nga disa krimba rrites, nga nje virus i cili ishte dikur, po na kthehet ne nje kangrene, e cila po bllokon cdo muskul tonin, dhe ka rrezik nje dite te ndjejm se nuk mund te cohemi me.

Keta njerez, qe koha i quajti politikane, i ngjajne atij krimbit ne traun e shtepise, qe ne fillim na duket si muzike, dhe mesohemi me te, por nje dite nga brejtja e tepert ka rrezik te shemben traret e te na zere tavani brenda.

Nuk kemi pare kurre nje ndeshje kaq te gjate ne fushat tona te gjelberta, dhe skemi per te pare kurre, por politika vendin tone e ka kthyer ne fushe futbolli, dhe ndofta topi jemi ne.
Kete top here e merr njeri dhe here tjetri. Dhe nen maskat e tyre, qe i ngjajne karnavaleve, ato ku i dihet tallen me ne.

Ne kete ndeshje te 18 shkurtit, rezultati ishte: POLITIKA 4 - SHQIPERIA 0

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›