E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakoja e Ahtisaarit e përtypur mirë

Një çështje e padrejtë rrallë mund të mos e tradhtojë vetveten, pikërisht ngjarjet e këtyre ditëve ishin një kockë e pakapërdishme për trimërinë e padisiplinuar të të gjithë atyre që deshën dhe duan ta ndalin procesin e pavarësimit të Kosovës dhe ta dëmtojnë atë. Mirëpo njerëzit gjakftohtë dhe të paanshëm të Kosovës do ta kuptojnë menjëherë se ata duhet të kenë edhe një pjesë nga ndjenja më e pastër njerëzore , se gjithmonë një rrugë duhet zgjedhur , nëse jo rruga e së keqes më të vogël , të paktën jo e më të madhes , jo e mira e përsosur , dhe se në çdo shoqëri ka në vetevete diskrecionin , i cili mund të keqzbatohet ose të shpërdorohet. Kjo tablo e pasojave që përjetuam këtyre ditëve nuk ka nëvojë as të zbukurohet shumë , as të ekspozohet shpesh.Kushdo që e do paqen , kushdo që e don vendin e vet , kushdo që do lirinë , kushdo që e do demokracinë,duhet ta ketë parasysh gjithnjë , se ai mund të ushqejë në shpirt dashurinë për të dhe të jetë i aftë të vlerësojë si duhet mjetet për ta pritur atë dhuratë që e meriton dhe është vullnet i popullit të Kosovës dhe gjithësesi duhet ruajtur atë në të ardhmen

Vetë eksperienca është një vërtetim i mësimeve të nxjerra nga shembujt e shteteve të tjera , se emergjenca të këtij lloji lindin herë pas herë në të gjitha shoqëritë , sido që te jenë organizuar , se rebelimet dhe kryengritjet janë për fat të keq sëmundje po aq të pandashme nga trupi i shtetit sa edhe tumorët dhe puçrrat nga trupi natyror , se ideja e qeverisjes në të gjitha kohët thjesht me forcën e ligjit e ka vendin vetëm në ëndrrat e atyre dijetarëve politikë , urtësia e të cilëve nuk i merr parasysh mësimet që na jep përvoja.

Ndërsa ndërhyrja e këtyre rrethanave na paralajmërojnë të mos jemi edhe aq optimistë që ta quajmë veten krejtësisht jashtë rrezikut. Psh.Një pacient që sheh se sëmundja po i keqësohet çdo ditë dhe se dhënia e ilacit nuk mund të shtyhet më tej pa rrezikuar së tepërmi , pasi e shikon me gjakëftohtësi gjendjen e tij dhe cilësitë e mjekëve të ndryshëm , zgjedh dhe kërkon ata , që ai i gjykon si më të aftë për t’ia lehtësuar sëmundjen dhe tek të cilët ai ka më shumë besim.Mjekët e shikojne qe rasti i pacientit ekzaminohet me kujdes , pastaj bëhet konsulta .Ata janë të gjithë të një mendimi se simptomat janë kritike , por rasti po të trajtohet sic duhet dhe në kohë , është kaq shpresëdhënës , saqë do të arrihet që organizmi të përmirësohet.Ata janë të gjithë të një mendimi edhe për dhënien e ilacit që do sjellë këtë efekt të dëshiruar.Megjithëatë , receta nuk do të njihet para se të ndërhyjne persona të tjerë, të cilët pa mohuar realitetin ose rrezikun e semundjes , do ta sigurojnë pacientin se receta do të jetë një helm për organizmin e tij dhe nuk do ta lenë ta përdor atë duke i futur frikën e vdekjes së sigurtë.

A nuk do të kërkonte me të drejtë pacienti , që para se të kuturiste të ndiqte këshillën e tyre , që autorët e saj së paku të merreshin vesh me njëri-tjetrin për ta zëvendësuar ilacin me nje tjetër , dhe po ta shihte se këta do të ndryshonin kaq shumë nga njëri-tjetri , sa edhe këshilltarët e tij të parë , a nuk do të vepronte ai me kujdes , duke provuar eksperimentin e rekomanduar njëzëri nga këta të fundit , para se të dëgjonte ata , që as e mohonin nevojën e një kure të shpejtë dhe as merreshin vesh për t’i propozuar një kure tjetër.

Një pacient i tillë dhe në një gjendje të tillë është Kosova në këtë çast .Ajo ka ndier sëmundjen e saj.Ajo ka marrë një këshillë të drejtë dhe unanime nga njerëz që i ka zgjedhur vetë me dëshirën e saj dhe nga bashkësia ndërkombëtare , dhe të tjerë e kanë paralajmëruar të mos e ndjekë këtë këshillë , duke e trembur me pasojat më fatale. A e mohojnë përkujdesësit e saj realitetin e rrezikut që i vjen? Jo ,A janë ata të një mendimi ,a ka dy prej tyre që të jen në një mendim për kundërshtimin e ilacit të propozuar ose për zëvendësimin e të vetmit ilac të përshtatshëm.?Le të flasin ata vetë ...!

Prandaj në qoftë se sipas fjalës së urtë është e drejt të pranosh këshilla të mira edhe nga një armik , a do të japim ne shembullin e ulët të mospranimit të një këshille të tillë edhe kur atë e japin miqt tanë? Në të gjitha rastet një hetim i kujdesshëm duhet sigurisht të mbështetet jo aq prej atij nga vjen këshilla , sesa nga fakti që këshilla të jetë e mirë. Për kët arsye ata duhet ta shohin se në të gjitha rastet ku besohet një pushtet e para ceshtje që duhet zgjidhur është nëse ky pushtet është i nevojshëm për të mirën e përgjithshme , ashtu sic cështja tjetër , në rast se zgjidhet pozitivisht , do të ketë të bëjë me mbrojtjen sa më reale që të jetë e mundur nga shpërdorimi i pushtetit në dëm të popullit dhe populli në dëm të saj si dhe në dëm të ardhmes së Kosovës .E megjithëatë në këtë kohë disa kanë qenë spektatorë të heshtur të Propozimit të Ahtisaarit , gjithashtu janë edhe mospërkrahës të sitemit që e përshfaq Ahtisaari ne dokumentin i cili është përtypur mirë e mirë dhe është zier në kazanin diplomatik.

Ndërkaq është për t’u çuditur dhe njëkohësisht për të ardhur keq se ata që ngritën kaq shumë kundërshtime ndaj pakos së Ahtisaarit nuk i patën parasysh asnjëherë se në qoftë se ka të meta duhet ditur se të metat e saj , duhet t’i lërë vendin të resë. Nuk është e domosdoshme që e mëparshmja (Pakoja parafinale ) të ishte e përsosur mjafton që e fundit (Pakoja finale)) të jetë me më pak të meta. Askush nuk do të refuzonte të shkëmbente bronzin me argjendin ose arin , përshkak se këto mund të kenë ndonjë përzierje bronzi. Askush nuk do ta refuzonte të linte shtëpinë e Kosovës të shkatërruar dhe gati për të rënë në vend të një ndërtese të fortë dhe të rehatshme , për shkak se kjo mund mos ketë një ballkon ose për shkak se disa nga dhomat e shtetit të Kosovës mund të jenë pak më të mëdha ose më të vogëla ose pse tavani mund të jetë më i lartë ose më i ulët nga c’mund t’i ketë pasur ai në mend .

Por një gjë është e qartë emisari Ahtisari ka propozuar shtetin e Kosovës dhe këtë e ka bërë brenda kornizës së dokumentit të tij , kjo është përtypja më e mirë që është bërë ndonjë herë në stilin dhe gjuhën e diplomacisë amerikano-europiane.

Kështu Ahtisaari me propozimin e tij i ka dhënë kompetenca shoqërisë dhe politikës Kosovare ta ndërtojnë shtetin e tyre dhe të ardhmen e tyre, mirëpo qytetarët e kosovës duhet ditur se c’ është kompetenca ?, përvec se aftësia ose e drejta për të bërë dicka, c’ është aftësia për të bërë dicka? , përvecse e drejta për të përdorur mjetet e domosdoshme për zbatimin e saj. Kështu Emisari Ahtisaari i ka dhënë Kosovës mjetet për ta ndërtuar në mënyrë demokratike dhe europiane shtetin e Kosovës.Dhe krejt në fund të mos përpiqemi të pajtojmë kontradiktat , por të përqafojmë fort alternativën e arsyeshme që na është ofruar nga Pakoja e emisarit Ahtisaari sepse ai ka propozuar vërtet shtetin e Kosovës dhe se pavarësia s’është vecse hallka e parë e një zinxhiri që shtë propozuar nga ai .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›