“Boja e keqe e zgjedhjeve
Timori Lindor, një vend i largët, ka zhvilluar një luftë gati në të njëjtën kohë më Kosovën. Atje lufta ka qenë ndryshe, një vend tjetër dhe një ishull që zhvillohej në një situatë tjetër. Megjithatë, ata janë pavarësuar para Kosovës, pas vendosjes së rendit dhe zgjedhjeve të suksesshme. Në Timor kishte ndodhur diçka e veçantë. Njerëzit nuk kanë ditur të shkruajnë, ka qenë nw një shkallë tw lartë analfabetizmi. Kishte ardhur koha e zgjedhjeve, por është vënë në pikëpyetje si mund të votonte një njeri që nuk di të shkruaj emrin e kandidatit të preferuar. Në fakt, si voton një komb i tërë, në rastin e tyre. Radhët e votuesve ishin bërë të gjata ditën e zgjedhjeve. Ekspertët ndërkombëtarë dhe ndonjë vendor kishin vendosur që votuesit të votonin me gozhda. Atyre u tregohej se ku mund të votonin, të ngulnin, për atë që donin dhe zgjedhjet kishin rezultuar shumë të suksesshme. Imagjinoni një palë zgjedhje të suksesshme, në një situatë në të cilën ndoshta shqiptarët duhej të kishin qenë 100 vite më parë.
E diela e 18 shkurtit ishte ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Mëngjesi filloi me lajmet e shumta. Në Kosovë, vazhdonte pasditja sportive, tifozët dhe pak ndeshje që do të mbaheshin. Për dallim prej Shqipërisë, ku ishte vënë bast për kryetar komunash e bashkishë, këtu vihej bast për skuadra futbolli që do luanin para dhe pas darke. Në “digitalb” transmetohej ritmi zgjedhor. Po kaloja kanalet nga “Klani” te “Topi” dhe nuk arrija të kuptoja ç’po ndodhte. Ndoshta zgjedhjet në Prishtinë janë ndryshe, janë më të qeta dhe njerëzit bëjnë jetë pak më larg politikës. Ata ngrenë volumin e televizorit vetëm kur ka ndonjë gjë me rëndësi dhe fikin shpejt atë. Megjithatë, kjo nuk është me rëndësi. Kam ndjekur edhe zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Kam qenë edhe në Tiranë. Mundohesha të kuptoja se ç’po ndodhte tw dielwn e zgjedhjeve, si shkonin ato dhe pse dy pika ishin bllokuar. Lajmet vazhdonin edhe në mbrëmje, pa pushim. Filluan deklaratat dhe të gjitha partitë dolën të parat.
Dy vite më parë, organizata të shumta patën zbarkuar drejt Shqipërisë. Zgjedhjet, mbi të gjitha mënyra e tyre, janë me rëndësi për Shqipërinë dhe banorët e saj. Është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe tani pritet puna për inkuadrim. Ajo që kurrë nuk e kam kuptuar, edhe para marrëveshjes së partive është bllokimi që bëhet në zgjedhjet në Shqipëri. Fillimisht ka qenë shumë banal problemi i çertifikatave, nuk dua të flas për zgjedhjet në mënyrë të veçantë, nuk kam qenë atje. Por, është anomali se si nuk gjenden formulat. Në botë janë mbajtur shumë zgjedhje, nuk është situatë e njëjtë me Timorin, kur duhet të imagjinohen procese për të dalë nga situata. Atje nuk janë mbajtur zgjedhje kurrë.
Lokomotiva dhe makina me avull janë zbuluar prej shumë kohësh, madje ato kanë evoluar në faza moderne dhe janë nxjerrë nga përdorimi. Nuk është mirë që shqiptarët, kudo, të gjenden në situata sikur duan të zbulojnë diçka që tashmë është histori, është e kaluar. Sikur të zbulojmë edhe një herë makinën me avull. Një gjë që ishte e çuditshme, padyshim ishte “boja”, siç quhej në Tiranë. Kryeministri Sali Berisha, nxori gishtin e lyer, ajo dukej. Në Kosovë është përdorur një lloj ngjyre që nuk dukej, ajo dallohej me një dritë që e përdorej nga stafi i organizatorëve, ndërsa votimi bëhej me letërnjoftime, që është e pamundur të bëhen false. Ndoshta ndryshimi është se në Kosovë zgjedhjet janë organizuar nga të huajt. Por, nëse nuk ka qenë e mundur kështu, sigurisht që ka pasur një gisht në tërë Shqipërinë për ta testuar ngjyrën. Një nga pyetjet më banale ishte që në ditën e zgjedhjeve të pyetet nëse “boja” hiqet, kur data e zgjedhjeve është ditur shumë kohë më parë. “Në një pikë do të dërgohen kutitë me kafshë, duhen pesë orë të arrihet atje”, thuhej në një televizion. Nëse mbyllni sytë, në çfarë u ngjason një vend ku kutitë e votimit dërgohen ditën e zgjedhjeve, dhe atë duke përdorur një kafshë? Somalinë apo Tibetin?
Është me rëndësi që Shqipëria të marrw një frymë të re të funksionimit dhe të mos bëhen të njëjtat gabime vazhdimisht. Në zgjedhjet parlamentare, pata shkruar për fushatën atje për një gazetë. Shkrimi ka qenë për përmbajtjen e fushatës. Partitë drejtonin në spote (video-reklama) mesazhe kundër kundërshtarëve dhe nuk flisnin shumë për veten. Është e qartë së edhe në Kosovë edhe ne Shqipëri, votuesit pak a shumë janë tradicional, ata kanë kandidatin e tyre dhe nuk u intereson çfarë thonw tw tjerwt. Ndoshta janë ngopur nga ofertat publike, që kanë dalë të rreme në vazhdimësi. Në Kosovë premtohet pavarësia në zgjedhje lokale, e harrohen problemet e lagjeve, rrugët. Ndërsa edhe në Shqipëri bëhen luftërat “blu” dhe “rozë”. Në një vend në rajon pata lexuar se kandidatët për kryebashkiak, ofronin ndërtimin e një kopshti zoologjik. Për vendet tona mund të jetë banale, por analistet e atjeshëm thoshin se arsyeja e kësaj oferte është që në program partie vendoset ajo që është temë familjesh e atij kryeqyteti, në këtë rast kopsht kafshësh. Kjo nuk ndodh kurrë, nuk ka model.
Nuk ka rëndësi kush do të jetë në krye të partive, të shtetit apo bashkive. Është shumë me rëndësi që të bëhet një sistem i mirë funksionimi dhe një ditë zgjedhjesh të mos duket qesharake. Nuk duhet të votohet duke vënë shenjat papilare të gishtërinjve më sepse njerëzit mërziten dhe zgjedhjeve mund t’u ik shpejt boja. Mos harroni militantët.