E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja e parë Kukësi-Trabzonspor luhet në “Qemal Stafa” më 22 gusht në 19:30

Ndeshja e parë mes Trabzonsporit dhe Kukësit, sipas shortit të hedhur nga UEFA, duhej të luhej në Turqi, pikërisht në datën 22 gusht. Por sipas një marrëveshje me klubin kluksian, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe njëkohësisht klubin turk, është vendosur që ndeshja e parë të luhet në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë pikërisht më 22 gusht, madje duke përcaktuar edhe orarin e ndeshjes, që do të jetë 19:30, i njëjti orar me ndeshjet e kaluara të Kukësit të luajtur në këtë stadium, gjë që si duket i ka sjellë fat.
Ky ndryshim është bërë për faktin se dy ndeshjet e kthimit të ekipeve shqiptare, Kukësit dhe Skënderbeut, nuk mund të luheshin në një ditë në “Qemal Stafa”, duke qenë se është i vetmi stadium i licensuar nga UEFA për ndeshjet e Ligës së Europës në këtë fazë të “play-off”-it. Ndeshja e parë Çernomorets-Skënderbeu do të luhet ashtu siç e përcaktoi shorti, pra në Odesa të Ukrainës, më 22 gusht. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 29 gusht, Skënderbeu në Tiranë, ndërsa Kukësi në Trabzon. (E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›