Stuhi në Vlorë, pushuesit braktisin bregdetin, përmbytje e trafik (FOTO)
Tiranë- E shtuna e 10 gushtit ka sjellë mbi territorin tonë një mot të paqëndrueshëm që është shoqëruar me shi dhe erë të fortë edhe në zonat bregdetare.
Mësohet se ndryshe nga fundjavat e fundit ku dielli nxehte bregdetin shqiptar, këtë 10 gusht në Vlorë pushuesit kanë braktisur plazhin për shkak të breshërit erërave të forta deri në 40 km në orë me origjinë afrikane dhe shi të fuqishëm shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike, situatë që zgjati për afro një orë.
Madje përmbytje janë shënuar në zonën e Ujit të Ftohtë, kurse deri në 4 ballë raportohet të ishte fuqia e dallgëve brenda gjirit të Vlorës, e më e lartë në det të hapur. Për shkak të motit të keq janë krijuar edhe radhë të gjata automjetesh në rrugët e qytetit, kurse barkat e peshkatarëve që ishin në det u strehuan në Karaburun. Për pasojë e motit të keq edhe trafiku detar u pezullua përkohësisht.
Zona e Skelës u godit nga mungesa e energjisë elektrike për shkak të motit të keq.
Siç edhe parashikuan metereologët kjo fundjavë do të ishte më e freskët pas atyre me temperatura deri në 39 gradë Celsius. Mot me reshje shiu ka patur edhe në qytete të tjeratë vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Tiranën.
◄ Pas Para ► Foto 1 / 5