E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, katër raste zjarresh, dy të lënduar

PRISHTINË- Në Kosovë, në 24 orët e fundit Policia ka raportuar katër raste zjarresh: një në një një lokal afarist dhe shtëpi në fshatin Gurakoc të Istogut, ku për pasojë pati dy të lënduar, dy raste në komunën e Gjakovës - në një shtëpi në fshatin Rogovë dhe në një stallë të mbushur me ushqim bagëtish në fshatin Botushë, ndërsa në fshatin Nëpërbisht të Suharekës flakët kanë përfshirërë një sipërfaqe prej pesë hektarësh të mbjelle me vreshta rrushi pronë private.

Sipas raportit të sotëm të Policisë së Kosovës, në trafik nuk kishte asnjë aksident te rende, ndërsa pati 31 aksidente me të lënduar, 86 aksidente pa të lënduar e u vendosën 751 gjoba trafiku. Janë arrestuar 5 veta e 10 janë dërguar në mbajtje.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›