E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, arrihet marrëveshja përtoponimet deri në fund të gushtit

Të tjera rreth shkrimit Toponimet,kalojnë "fëmijët e Athinës" GJIROKASTËR – Çështja e toponimeve për fëmijët e emigranteve shqiptare që jetojnë në Greqi, duket se ka gjetur një zgjidhje, për pikat kufitare të qarkut të Gjirokastrës.

Drejtori i Kufirit për këtë qark, Admir Abrija, ka zhvilluar mesditën e të shtunës një takim me homologet e Janinës, te cilët i kanë premtuar se të gjithë fëmijët e emigrantëve shqiptare do të lejohen të rikthehen në terrirotin e Greqisë, pa asnjë problem, pavarësisht se ku kanë lindur. Vetë Abrija, konfirmoi per televiozionin A1 Report, se kjo ishte një marrëveshje xhëntëllmenësh mes drejtuesve të policive kufitare dhe vlen deri në fund të muajit gusht, për të gjitha pikat kufitare të Qarkut të Gjirokastrës me Greqinë. 

Më herët, Drejtori i Policisë Kufitare të Korçës, Ylber Zyberi, pati thënë, se policia greke ka marrë më së fundi një vendim përsa i përket çështjes së toponimeve për fëmijët që kanë lindur në Greqi. Pala greke do të lejojë kalimin drejt Shqipërisë të fëmijëve që kanë probleme me toponimet, por vetëm të atyre që kanë lindur në Athinë.

Marrëveshja e Gjirokastrës nuk përcakton vendin e lindjes, mjafton të jenë më dokumentacion të rregullt. Çështja e toponimeve ka shkaktuar mjaft probleme për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Shumica e tyre nuk kanë mundur të vijnë për pushime në Shqipëri, ose ata që kanë ardhur, kanë lënë fëmijët në Greqi.

DEFEKT NË SISTEMIN KOMPJUTERIK TË PALËS GREKE, RRADHË 2 KILOMETRA

Për rreth dy orë, puna në pikën kufitare të Kakavijës ka qenë e bllokuar, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në të dyja anët e kufirit.

Një difekt ne sistemin kompjuterik të palës greke ka bërë që radha e makinave në anën shqiptarë të arrijë deri në 2 kilometra, e dicka më e vogël në tokën greke.

Kur u pa se problemi po zgjaste, pala greke ka lejuar udhëtarët që vinin në Shqipëri, që të kalojnë pa iu vulosur pasaportat, gjë që është bërë vetëm nga kufitarët shqiptarë, ndërsa qindra njerëz, shumica prej të cilëve kishin kaluar pushimet në Shqipëri dhe po ktheheshin në tokën helene, kanë pritur në radhë.

Rreth orës 11.30, sistemi është rregulluar dhe ka nisur puna për përpunimin e dokumentave të shqiptarëve që udhëtonin drejt vendit fqinj, Greqi. Pala shqipatre punon me 7 sportele në hyrje dhe 4 sportele në dalje. Kurse pala greke punon me 3 sportele si në hyrje ashtu dhe në dalje. 

Redaksia online

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›