Ndeshja me AIK-un, e rëndësishme

“Është ndjenjë e mirë të luash ndeshje të tilla, Napoli e konsideron të veçantë secilën sfidë. Kemi një trajner që e rregullon ekipin për çdo takim, skuadra është e gatshme. E dimë të gjithë rolin që e kemi”, theksoi ish futbollisti i Veronës, i Lazios, i West Hamit dhe i Fiorentinës në konferencë për shtyp.
“Është një ndeshje e rëndësishme. Lojtarët me përvojë që jemi duhet t’ua zgjasim dorën më të rinjve. Shpresoj të vazhdojmë me ritmin e kampionatit, por çdo rezultat që arrin duhet ta marrim me qetësi. Në këtë aspekt, Napoli nuk është sa duhet i ekuilibruar”, vazhdoi përfaqësuesi zviceran. Në fund, Behrami thotë se Napoli është skuadra më e fortë që ka luajtur ndonjëherë. Bashkë me Napolin, në Grupin F bëjnë pjesë edhe PSV Eindhoven, Dnipro D'petrovsk dhe AIK Stockholm.