E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deja vu, SHBA kalon përsëri catinë e borxhit

Një muaj më parë SHBA pas shumë diskutimesh dhe kontradiktash ndërmjet dy fuqive politike dhe pas rënies në kategorinë AA+ për Standard & Poor’s, vendosi të ngrinte catinë e borxhit publik. Catia e borxhit kaloi nga 14,294 trilion dollarë në dicka më të lartë, me një cati të ndërmjetme prej 14,694 trilion dollarë, ose 400 miliard më tepër.

Sot, pas një muaj të plot nga ndryshimi, borxhi total i SHBA-së arriti në vlerën 14,697 trilion dollarë. Pra borxhi total është përsëri mbi limitin e ndërmjetëm, i rritur me 400 miliard dollarë në një muaj. Të shohim justifikimin që do të japë këtë herë agjencia tjetër e listimit, Moodey’s, për mbajtjen e SHBA-së në kategorinë AAA.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›