KE, nis pergatitjen e opinionit per Shqiperine
Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule tha dje se tashme eshte radha e Komisionit Evropian, te nise nga puna per pergatitjen e opinionit per kerkesen e Shqiperise ne marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Me marrjen ne dorezim te te gjitha pergjigjeve te vendit tone, Komisioni Evropian do te analizoje ne detaje, nje me nje te gjitha pergjigjet, si dhe do te organizoje ne vazhdim nje mision ekspertesh, te cilet do te verifikojne disa ceshtje. Po keshtu sipas Fule, KE do te kryeje konsultime me kolege dhe shume faktore te tjere qe lidhen me kete proces. "Opinioni i Komisionit Evropian, do te jete i ndershem dhe i balancuar per Shqiperine. Ne do t'i kushtojme vemendje kriterit politik te Kopenhagenit, si dhe zbatimit te detyrimeve qe vijne per ju nga ana e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit", theksoi Fule. Sipas tij, shume shpejt KE do te marre hapin e ardhshem. Komisioneri nuk dha asnje afat kohor se kur do te perpilohet opinioni per Shqiperine. Fule theksoi se do te njihet nga afer me informacionet e duhura dhe me pas do te behet vleresimi. Por per te arritur ne nje vleresim, sipas tij nuk do te priten zhvillimi i zgjedhjeve te ardhshme, ndonese KE do te ndjeke sigurisht me shume interes zhvillimin e zgjedhjeve lokale te vitit 2011. "Shpresojme shume qe qeveria dhe opozita, te bejne c'eshte e mundur kete here qe vleresimi i OSBE/ODIHR te jete sa me shume pozitiv", shtoi Fule