BE: Prioritet drejtesia dhe punet e brendshme
Shqiperia eshte perfituese kryesore e ndihmave komunitare qe Bashkimi Evropian jep ndaj vendeve qe synojne anetaresimin. Ndihma komunitare per Shqiperine konsiston ne zbatimin e disa programeve, si CARDS, INTERREG, TAIEX, PAMECA dhe IPA, si dhe programe komunitare, te cilat kane luajtur rol te rendesishem ne zhvillimin ekonomik te vendit. Qellimi i programi CARDS eshte forcimi i institucioneve demokratike, sigurimi i stabilitetit dhe nxitja e zhvillimit ekonomik ne rajon, si dhe afrimi i perspektivave te anetaresimit ne BE, te vendeve pjesemarrese ne Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit. Sipas Institutit "Agenda", fondi i CARDS per periudhen 2001-2005 eshte 232,9 milione euro. Fushat e financuara nga programi CARDS jane drejtesia dhe punet e brendshme qe ze peshen me te madhe me 46% te fondeve. Me pas vjen zhvillimi ekonomik dhe social qe ze 28% te fondeve, si dhe nje fushe tjeter kryesore eshte forcimi i kapaciteteve administrative me 17%. Fushat e tjera te CARDS jane per zhvillimin e qendrueshem te ekonomise dhe shoqerise, mjedisin dhe burimet natyrore, si dhe stabiliteti demokratik 3%.
INTERREG
Shqiperia eshte pjese e Programit INTERREG, qe ne vitet '90, objektivi i te cilit eshte forcimi i bashkepunimit nderkufitar dhe nder-rajonal. Fondet per zbatimin e ketij projekti sigurohen 50% nga vendet e BE dhe autoriteti vendor qe aplikon projektet si dhe 50% nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal.
Programi INTERREG 111 A, per vitet 2000-2006 ka financuar per Adriatikun 101 milione euro. Po keshtu per bashkepunimin Shqiperi-Itali 66,5 milione euro, si dhe per projektet Greqi-Shqiperi 126 milione euro.
Ndersa Programi INTERREG III B, per projekte te tipit nderkombetar ka nje financim prej 237,5 milione euro. Programi INTERREG III C, u jep mundesine rajoneve qe nuk kane nje kufi te perbashket te punojne se bashku ne projekte te perbashketa.
TAIEX
Programi TAIEX (Asistence teknike dhe shkembim informacioni ne Drejtorine e Zgjerimit ne Komisionin Evropian), iu ofrua Shqiperise ne qershor te vitit 2004. Njesia TAIEX ka krijuar nje sistem baze te dhenash lidhur me shkallen e perputhshmerise se legjislacionit te vendeve te Ballkanit Perendimor me "acquis communautaire".
IPA
Programi IPA, perbehet nga 5 instrumente kryesore, nder te cilet te hapur per Shqiperine nga 1 janari 2007 eshte asistenca per fazen transitore dhe ngritja e instutucioneve, si dhe bashkepunimi nderkufitar. Instrument perberes te tjere te IPA-s, jane edhe zhvillimi rajonal, zhvillimi i burimeve njerezore dhe zhvillimi rural. Instrumenti kryesor nen asistencen e IPA-s eshte ristrukturimi i ndihmes se para aderimit.
Portofoli i IPA per Shqiperine per vitet 2007-2009:
1 - Ngritja e institucioneve 186 milione euro
2 - Bashkepunimi nderkufitar 26,6 milione euro