Ndihma e SHBA-se 75 milione dollare per Shqiperine

Shtetet e Bashkuara te Amerikes ofrojne nje ndihme financiare prej 75 milione dollaresh per vendin tone. Granti i miratuar ne shtator te vitit te kaluar do te vijoje te zbatohet per 5 vite me radhe. Projektligji i ardhur tashme ne Kuvend ne kuader te kesaj marreveshjeje parashikon fondin konkret per vitin 2011 dhe ndarjen e tij ne fusha te caktuara. Granti i ndare ne 5 vite do te sherbeje kryesisht per investime ne shendetesi shtetin ligjor qeverisjen e mire por dhe tregtine e investime te tjera.
Marreveshja
Ndihma e SHBA-se per vendin tone ka si qellim te coje perpara objektivat e ndihmes se huaj per qeverisjen me drejtesi dhe ne menyre demokratike si dhe investimin ne kapitalin human dhe rritjen ekonomike. Ne kete kuader sqaron relacioni i marreveshjes qeveria shqiptare ka lidhur ne 30 shtator 2010 marreveshjen e grantit me qeverine e SHBA-se qe vepron permjet USAID ne shumen 2 753469 dollare si kontribut per vitin 2010. Ne zbatim te marreveshjes palet do punojne se bashke duke perqendruar veprimtarite ne fusha si shendetesia shteti ligjore mireqeverisja dhe rritja e sektorit privat. Amendimi i marreveshjes se ndihmes propozuar nga USAID konsiston ne dhenien e nje shume tjeter te ndihmes me vleren prej 12 248 344 dollare. Ne total ndihma per te dyja vitet behet 15 001 813 dollare. Saktesisht per vitin 2011 parashikohen 2 483 000 dollare ne shendetesi 1 000 000 ne shtetin ligjor 3 300 000 per qeverisje te mire 550 000 per tregtine e investimet 1097152 per sektorin financiar 164 366 per infrastrukturen 4 587 645 per konkurrueshmerine ne sektorin privat dhe 819 650 mbeshtetje per programin. Data per perfundimin e programit eshte 30 shtatorit i vitit 2015 ose nje tjeter date nese palet vleresojne se kur realizohen te gjitha objektivat. Institucioni pergjegjes per zbatimin e projektligjit per ratifikimin e dokumentit te mendimit numer nje te marreveshjes se Ndihme ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes Per qeverisje te drejte dhe demokratike dhe per investimin ne njerez dhe rritjen ekonomike.
Fusha e programit Shuma ne USD per 2011 Totali 2010-2015Shendetesi 2483000 11000000
Shteti ligjor 1000000 12000000
Qeverisje e mire 3300000 12000000
Tregtia dhe investimet 550000 3000000
Sektori financiar 1097152 2000000
Infrastruktura 1164366 5000000
Konkurrueshmeria e sektorit privat 4587645 10000000
Mbeshtetja per programin 819650 5000000
Totali 15001813 75000000