E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave me Serbine miratohet me votat e mazhorances

Komisioni i Sigurise miraton pa votat e opozites levizjen e ndersjelle te shtetasve mes Shqiperise dhe Serbise. Opozita edhe pas nje mbledhje te dyte ku u dha nje informacion i detajuar lidhur me rendesine e kesaj marreveshje dhe faktin se ajo nuk ndikon aspak ne marredheniet tona me Kosoven nuk u bind per te dhene voten pro kesaj marreveshje edhe pse ishte parimisht dakord. A ka nje pakt politik nje veprim juridik qe ndermerr parlamenti shqiptar ne nje periudhe ku situata ne kufirin Kosove- Serbi eshte cenuar. Ne jemi parimisht dakord qe kjo marreveshje te nenshkruhet po nuk jemi te bindur qe ky eshte momenti me i pershtatshem per ta miratuar kete marreveshje - tha Ilir Gjoni deputet i PS-se. Por mazhoranca e konsideroi te panevojshme shtyrjen e draftit. Sipas deputeteve demokrate qendrimi politik i Shqiperise ndaj Kosoves eshte me se i qarte. Une mendoj se kjo politike nuk e ka penguar aspak dhe ne asnje moment te perkrahe ceshtjen e vet kombetare interesat e vet kombetare te perkrahi Kosoven si shtet i pavarur per tu konsoliduar nga pikepamja demokratike dhe zhvillimi i ekonomise se tregut dhe respektimi i te drejtave te njeriut - u shpreh Leonard Demi kreu i Komisionit te Sigurise. Ndersa perfaqesuesja e Ministrise se Jashtme Shpresa Kureta sqaroi se prioritet i politikes sone te jashtme jane marredheniet e fqinjesise se mire. Ne kete kuader sqaroi ajo synohet levizja e lire mes te gjitha vendeve te rajonit. Ajo sqaroi se negociatat me Serbine kane nisur qe ne vitin 2009 por vetem ne vitin 2010 erdhi nje pergjigje pozitive prej saj. Kjo u perkthye ne Ministria e Puneve te Jashtme ne veprime e masa konkrete. Rifilloi procesi i negocimit te marreveshjeve pezull dhe bashkepunimeve te mundshme. Ne keto kushte nisi diskutimi per levizjen e lire te qytetareve qe eshte nga prioritetet e politikes sone qe qytetaret tane idete apo mallrat te levizin lirshem - tha ajo. Perfaqesuesit e ministrise se Jashtme sqaruan se nga pala kosovare asnjehere nuk eshte treguar ndonje shenje pakenaqesie perkundrazi te gjitha propozimet jane mirekuptuar prej tyre dhe pervec kesaj jane konsideruar si qendrime qe krijojne nje klime paqesore stabiliteti cka do ti sherbeje me vone Kosoves ne normalizimin e marredhenieve me Serbine. Marreveshja kaloi me 9 vota pro dhe 7 abstenime. Ndersa me kerkese te opozites u shtyne diskutimet per ndryshimet ne Kodin Detar miratimi i te cilave kerkon 84 vota por dhe disa ndryshime ne ligjin Per gjuetine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›