Ndihma ushtarake 3 miliardë USD, Biden telefonon Zelenskyn

Pas një njoftimi për një ndihmë ushtarake prej 3 miliardë dollarësh ndaj Ukrainës, Presidenti I SHBA Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Koordinatori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare John Kirby deklaroi se telefonata midis Biden dhe Zelensky do të rikonfirmonte angazhimet e SHBA dhe gjithashtu do t’i siguronte presidentit ukrainas një përditësim mbi dërgesat e armëve amerikane. “Presidenti mezi e pret këtë”, tha Kirby, ndërsa shtoi se Biden nuk ka planifikuar një vizitë në Kiev.
/rtsh.al/