“Ndiq ëndrrat e tua, pavarësisht sa vjeç je”/ Piloti 17-vjeçar thyen Rekordin Guinness, fluturoi i vetëm rreth botës

“Ndiq ëndrrat e tua, pavarësisht sa vjeç je”. Një pilot belgo-britanik 17-vjeçar është bërë personi më i ri që ka fluturuar rreth botës i vetëm me një aeroplan të vogël duke thyer Rekordin Botëror Guinness.
McRutherford u ngrit mars 2022 nga një aeroport në perëndim të Sofjes, kryeqyteti i Bullgarisë, dhe u ul në gusht në të njëjtin aeroport ku filloi udhëtimin e tij.
Ai fluturoi përmes kontinentit afrikan dhe rajonit të Gjirit në Indi, Kinë, Korenë e Jugut dhe Japoni.
Po ashtu kaloi Paqësorin Verior në Alaskë dhe u nis përgjatë Bregut Perëndimor të SHBA-së në Meksikë, përpara se të nisej përsëri në veri përgjatë Bregut Lindor të SHBA-së në Kanada dhe, përtej Oqeanit Atlantik, në Evropë.
McRutherford theu Rekordin Botëror të Guinnessit për personin më të ri që e bëri rreth botës i vetëm, i mbajtur më parë nga britaniku Travis Ludlow, i cili e përfundoi këtë sukses në moshën 18 vjeç dhe në 150 ditë.
McRutherford ëndërronte të bëhej pilot që në moshën tre vjeçare dhe u bë piloti më i ri i licencuar në botë në shtator 2020, kur ishte vetëm 15 vjeç.
/rtsh.al/