E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmat për Greqinë, përfaqësues të bankave mblidhen në Paris

Në kuadër të diskutimeve të ndërkombëtarëve për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi si pasojë e krizës së rëndë ekonomikë qe po kalon, përfaqësues të bankave më të mëdha të Eurozonës takohen sot në Paris, në një përpjekje për të kapërcyer mosmarrëveshjet me autoritetet politike të kontinentit mbi mënyrat dhe përmasat e pjesëmarrjes së sektorit privat në një plan shpëtimi për Greqinë. Sipas planit aktual, bankat do të pranojnë të riinvestojnë gjysmën e bondeve greke që posedojnë aktualisht në bonde 30- vjeçare. Pak ditë më parë, Ministrat e financave të eurozonës miratuan zhbllokimin e kredive të reja për Greqinë dhe do të përcaktojnë në javët e ardhshme kushtet e një plani shpëtimi të ri për vendin që kërcënohet nga falimentimi. Kreditë europiane janë pjesë e paketës prej 110 miliardë eurosh të premtuara Athinës në maj të vitit 2010, si pjesë e një plani shpëtimi të hartuar fillimisht në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar u bë e ditur se lëvrimi do të kryhet deri më 15 korrik, pas miratimit nga FMN-ja të livrimit të shumës që do të mbulohet prej saj", u skatësua në deklaratën e përbashkët të ministrave europianë të Financave. Në drejtimin e Presidentit francez, Nicolas Sarkozy, bankat e kontinentit europian, kanë pranuar të marrin përsipër një pjesë të kostos së shpëtimit të Greqisë nga falimentimi. Komplikimet për ekonominë botërore pritet të jenë të shumta. Bankat dhe kompanitë e sigurimit në Europë dhe Amerikë, që kanë lëshuar “garanci kundrejt falimentit” rrezikojnë të falimentojnë bashkë me Greqinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›