Berisha Pasurite e medha ujore do ti shnderrojme ne vlera te medha energjetike

Berisha ne ceremonine e sotme
Qeveria eshte e vendosur te beje gjithcka qe pasurite e medha ujore te ketij vendi te shnderrohen ne vlera te medha energjetike per Shqiperine e shqiptaret. Pohimin e beri sot kryeministri Sali Berisha ndersa mori pjese ne ceremonine e perurimit te nje pjese punimesh ne nje hidrocentral privat ne zonen e Ashtes.
Ne kete ceremoni Berisha tha se ne zhvillimin e nje vendi energjia eshte themeli i te gjitha themeleve eshte forca levizese e te gjitha fushave. Per qeverine kjo eshte dhe mbetet perparesia e te gjitha perparesive.
Kryeministri vuri ne dukje se Shqiperia ka pasuri te gjithanshme te shumta por gjithnje mbetem i bindur se pasuria e saj me e madhe natyrore jane ujerat e bollshme te pasura qe e bejne kete vend te vogel nje Norvegji te dyte te vogel ne gadishullin e Ballkanit.
Berisha permendi se gjate dy-tre viteve te fundit jane firmosur me sektorin privat kontrata per ndertimin e 220 hidrocentraleve ne te kater te vendit duke vecuar se ne 36 prej tyre po punohet me intensitet.
e.t/NOA