E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, sekuestrohen 50 kg mariuanë, 3 në pranga

Policia e Përmetit ka bërë të mundur sekuestrimin e 50 kg mariuanë dhe arrestimin e 3 personave. Burime nga policia bëjnë me dije se droga është sekuestruar mëngjesin e sotëm gjatë një kontrolli në dy automjete në aksin rrugor Tepelenë-Përmet dhe konkretisht në hyrje të qytetit të Këlcyrës.
 

Sipas policisë droga është gjetur e fshehur në dy çanta të mëdha shpine në automjetin tip BMV, me targa TR 05 30 N, që drejtohej nga shtetasi Renato Kadilli.
 

Policia thekson se janë arrestuar dy vëllezërit Renato dhe Enea Kadilli përkatësisht 27 dhe 26 vjeç dhe Jorgo Oshafi 33 vjeç të cilit po transportonin drogën në drejtim të shtetit grek nëpërmjet kufirit jeshil nga Leskoviku.
 

Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›