Ndihmat për Haitin lëshohen nga ajri

Një javë pas tërmetit shkatërrues në Haiti, avionë amerikanë kanë filluar të hedhin nga ajri ndihmat humanitare.
Në grupin e parë të ndihmave përfshihen edhe 14 mijë paketa me ushqim dhe 15 mijë litra ujë.
Ato u dërguan në një zonë të siguruar pranë kryeqytetit, Port-au-Prince.
Zyrtarët po shqyrtojnë mundësinë e shpërndarjes së ndihmave në këtë formë në të gjithë vendin.
Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates përjashtoi shpërndarjen e ndihmave prej helikopterëve, duke thënë se kjo mund të ndizte trazira.
Shpërndarja e ndihmave përmes rrugëve automobilistike është penguar nga sheqetësimet për sigurinë e tyre.
Kamionët janë shoqëruar me eskorta ushtarake.
Ditën e hënë, policia e OKB-së valëviti shkopat e gomës për të detyruar turmat që të largoheshin prej ndihmave.