Kinë, 4 viktima nga moti i keq
Temperaturat shumë të ulëta, ngricat dhe reshjet e dendura të dëborës vazhdojnë të dominojnë në Kinë, e kryesisht në rajonin e largët perëndimor Xinjiang, një rajon me më shumë se 1 milion banorë. Si pasojë e motit të keq, kanë humbur jetën të paktën 4 persona, bën të ditur media shtetërore. Automjetet borëpastruese nuk e kanë reshtuar punën për asnjë çast për të zhbllokuar një pjesë të rrugëve të mbuluara nga dëbora. Një skuadre shpëtimi i janë dashur tetë orë për të shpëtuar disa persona të bllokuar nga dëbora. Mijëra njerëz nuk kanë mundur të lëvizin dhe janë bllokuar nëpër makina për shkak të orteqeve të borës.