E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pritet ne Komisionin e Jashtem te Kongresit Amerikan

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta u prit ne Kongresin Amerikan ne nje takim te vecante nga Kryetarja e Komisionit te Jashtem Ileana Ros-Lehtinen. Meta dhe Ros-Lehtinen diskutuan mbi zhvillimet e fundit ne Shqiperi, rolin e politikes konstruktive rajonale te vendit, si dhe mbi miqesine e shkelqyer mes Uashingtonit dhe Tiranes. Meta vleresoi marredheniet e shkelqyera mes SHBA dhe Shqiperise dhe theksoi se ka ardhur koha qe shkembimet tregtare dhe ekonomike te reflektojne nivelin e shkelqyer te marredhenieve politike mes Uashingtonit dhe Tiranes, duke kerkuar mbeshtetjen e Komisionit te Jashtem per inkurajimin e investitoreve amerikane drejt Shqiperise dhe rajonit. Ne kete drejtim, Meta tha se Shqiperia paraqet interes te vecante per investitoret amerikane, vecanerisht ne sektoret e energjise, burimeve natyrore, infrastruktures dhe turizmit. Shqiperia, tha z. Meta, ka arritur te krijoje nje klime shume miqesore per biznesin e huaj, kjo fale edhe asistences se USAID ne permbushjen e reformave.

Gjithashtu, Meta dhe Ros-Lehtinen pasi shkembyen mendime rreth zhvillimeve te fundit politike ne rajon, vune ne dukje rolin pozitiv qe Shqiperia luan, vecanerisht ne marredheniet e shkelqyera qe ka krijuar me te gjithe fqinjet e saj. Ros-Lehtinen shprehu angazhimin e saj per te inkurajuar investitoret amerikane, si dhe nje vleresim te vecante per qendrimin pro amerikan te popullit dhe qeverise shqiptare, sidomos per kontributin e Shqiperise perkrah forcave amerikane ne Afganistan dhe ne vende te tjera te botes.

Ne perfundim, znj. Ros-Lehtinen shprehu mbeshtetjen e SHBA per procesin e integrimit europian te Shqiperise, dhe pranoi me kenaqesi ftesen e z. Meta per te vizituar Tiranen ne te ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›