Meta: Barazia e votes, qendrim i te pandryshueshem
Z. Meta, cfare ndikimi mendoni se ka imazhi i Shqiperise mbi klimen e investimeve?
Mendoj se Shqiperia e ka arritur t'i terheqe me sukses investimet e huaja, sidomos gjate viteve te fundit, pavaresisht se kane qene vite te veshtira ne pergjegjesi per ekonomine boterore por edhe per ekonomine rajonale. Absolutisht qe permiresimi i transparences, lufta kunder korrupsionit, shkurtimi i te gjitha barrierave administrative dhe burokratike kane qene prioritet dhe do te vazhdojne te jene prioritet. Sikurse u vu re edhe ne propozimet qe tashme jane ndermarre nga Task Forca per reformen rregullatore e asistuar edhe nga USAID-i te cilat kane permiresuar dhe do te permiresojne edhe me tej klimen e biznesit ne Shqiperi. Nderkohe qe konferenca e organizuar nga Universiteti "Xhon Hopkins" ketu ne Uashington evidentoi nje problem te rendesishem qe eshte pikerisht perpjekja e te gjithe vendeve te rajonit per te krijuar rajonal, jo thjesht nje treg individual te cdo vendi, pasi madhesia e tregut eshte percaktuese per te terhequr investitore te huaj serioz, ne rastin konkret investitore te medhenj amerikane.
Ne procesin tuaj qe u hap, gjykata ju nxori te pafajshem por per politikanin ka dhe nje kriter tjeter te rendesishem qe eshte perceptimi qe ekziston per te. Mendoni se eshte e sakte te thuhet se si politikan ju keni humbur ne kete rast?
Une kete pyetje nuk arrij do te kuptoje per arsye sepse nuk besoj se ka pasur ndonje qe ka nuk e ka ditur qe e gjithe kjo loje ka qene nje loje vetem politike, e paprovuar mbi legjislacionin shqiptar, legjislacionin evropian dhe ate nderkombetar. Megjithate ka qene nje loje qe une e kam pranuar perderisa kam nje pergjegjesi publike. Kjo do te thote qe edhe pse kam qene i bindur per gjithcka te paligjshme e politike kam dhene doreheqjen pikerisht per shkak te kesaj ndjeshmerie qe mund te ekzistoje ne pergjithesi per politikanet per tu paraqitur perpara ligjit pa funksione qeveritare, si cdo qytetar shqiptar. Njekohesisht te gjithe kete proces i cili eshte demontuar hap pas hapi prej gati nje viti, absolutisht qe une kam kerkuar qe t'i shkoj deri ne fund dhe qe kjo ceshtje te mos pushohej per procedura pavaresisht se gjykata i konsideroi shumicen e veprimeve te kryera nga prokuroria si veprime te paligjshme, ne kundershtim me ligjin shqiptar, me Kodin e Procedures Penale dhe me Konventat Europiane ku Shqiperia aderon. Ndersa per sa i takon aspektit moral, ky aspekt ka perfunduar perpara gjyqit sepse me 8 maj, ne zgjedhjet e pergjithshme vendore te cilat ishin mese politike per shkak te politizimit te qasjeve qe iu be, natyrisht jo nga ana ime apo e LSI-se, LSI pati nje rritje prej 50% te votave dhe rritja me e madhe u shenua ne Tirane, ku beteja ishte edhe me politike.
A keni ndermend te ktheheni perseri ne qeveri?
Kjo nuk aspak nje ceshtje e rendesishme apo nje prioritet per mua. Per mua eshte pershpejtimi i integrimit evropian pte Shqiperise. Kjo eshte edhe nje nga temat kryesore qe kam diskutuar edhe ketu ne Uashington, ne Departamentin Amerikan te Shtetit dhe ne shume institucione te tjera, edhe ne Kongres, edhe ne Senat, me drejtuesit me te rendesishem qe merrem me marredheniet e Kongresit dhe Senatit me Europen. Ajo qe eshte e rendesishme eshte se edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pas perkrahjes se jashtezakonshme qe i dhane Shqiperise per t'u anetaresuar ne NATO, tani gjithe prioritetin e tyre kryesor ne raport me Shqiperine, por edhe me rajonin e kane ne drejtim te pershpejtimit te axhendes integruese, gje qe u theksua edhe nga zevendessekretari i shtetit zoti Reeker, edhe ne takimin me mua, por edhe ne konferencen te ciles edhe iu referuat. Ne kete drejtim, lufta kunder krimit te organizuar, lufta kunder korrupsionit mbeten nje prioritet. Kjo ishte edhe nje nga arsyet e takimit tim me administratorin e Agjencise se luftes kunder trafikut te droges ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Une jam i sigurt qe Shqiperia do te shenoje progres te vazhdueshem edhe me perkrahjen e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Juve me zotin Prifti keni shpallur "armepushim", por ka kritika qe thone se kjo eshte nje marreveshje e heshtur per te fshehur dicka. Cili eshte komenti juaj per keto kritika?
Nuk kam shpallur as "lufte" as "armepushim" me asnje politikan dhe nuk kam asnje raport personal me askend. Une kam kerkuar qe kjo ceshtje te hetohet dhe te hetohet deri ne fund dhe natyrisht deshmitari i vetem, praktikisht nga 20 deshmitare qe solli prokuroria ne gjyq, beri punen e tij deri ne fund. Kjo eshte ceshtje e tij. Une nuk kam ndermend te merrem me ceshtje te cilat nuk kane te bejne as me vizionin tim me te ardhmen e vendit dhe as me ceshtjet e tjera, per me teper me ceshtjet qe jane pjese e punes qe do te beje drejtesia dhe gjykata.
Per sa i perket reformes zgjedhore, ju keni bere dy propozime konkrete dhe a keni marre mirekuptimin e Partise Demokratike me te cilet jeni edhe aleate ne qeveri?
Per Levizjen Socialiste per Integrim ceshtja e Reformes Zgjedhore, nuk eshte ceshtje as e dy partive, qofshin keto, le te themi te medha sic quhen. Une mendoj se kjo eshte ceshtje e qytetareve shqiptare sepse behet fjale per respektimin e te drejtes se votes se tyre. Ne kete drejtim qendrimi yne mbetet i pandryshuar per te respektuar dhe kete parim kushtetues qe ka te beje me barazine e votes dhe qe eshte shprehur ne menyre shume te qarte, e cila praktikisht eshte cenuar dhe cenohet nga i ashtuquajturi model spanjoll i sistemit tone proporcional rajonal. Ne i kemi bere disa propozime, partite e tjera kane bere propozime te ndryshme. Shpresoj qe ky proces te ece perpara pa paragjykime.
A mendoni se do te arrihet te permbyllet ne kohe ky proces dhe te mos kete mungesa sikurse ka ndodhur ne te kaluaren ne Shqiperi?
Eshte nje proces qe duhet te eci me shpejt, eshte nje proces i rendesishem edhe per te perparuar me procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat nga ana e vendit tone. Gjithashtu, zgjedhjet nuk jane shume larg. Pra, sa me shpejt te perfundojne ndryshimet ne kod, aq me shpejt ne kohe do te kemi te gjithe se bashku per te inflementuar keto ndryshime mbi gjithe infrastrukturen e administrimit te zgjedhjeve.
A mendoni se Shqiperia do te marri statusin e vendit kandidat ne fund te vitit dhe nese po cilat jane ceshtjet me te mprehta qe do te realizohen deri me atehere?
Per mendimin tim do te ishte nje padrejtesi e madhe nese Shqiperia nuk do ta merrte statusin e vendit kandidat.
Padrejtesi ne drejtim te kujt?
Padrejtesi ne drejtim te qytetareve shqiptare, ne drejtim dhe te raportit Shqiperi-Bashkim Europian, ne drejtim dhe te asaj qe Shqiperia ka bere, ben per paqen e stabilitetin ne rajonin e Ballkanit permes nje politike shume te vleresuar.
Nuk besoj se ju po e hidhni fajin tek Bashkimi Europian?
Nuk eshte ky qellimi im, t'ia le fajin dikujt, aq me teper ne drejtim te paditur. Por, Shqiperia persa i takon kriterit ekonomik i ka permbushur thuajse te gjitha detyrimet dhe eshte nje vend qe eshte vleresuar e vleresohet sa i takon te gjitha ketyre reformave. Shqiperia dhe persa i takon dhe perafrimit te legjislacionit ka bere nje pune te jashtezakonshme dhe kjo eshte vleresuar. Persa i takon disa ceshtjeve te rendesishme, te cilat kane te bejne me dialogun politik kuptohet qe nuk ka qene vullneti ketu per te miratuar disa gjera, qe u miratuan ditet e fundit, por qe mund te ishin miratuar dhe para dy vjetesh apo dhe gjera te tjera qe pritet te miratohen, por qe duhet te ishin miratuar dy vjet me pare sikurse eshte dhe rasti i Gjykates Administrative, e cila ka te beje edhe me rritjen e transparences, ka te beje dhe me luften kunder korrupsionit, edhe me permiresimin e klimes se biznesit dhe me shume elemente te tjere. Ndaj une besoj se Shqiperia duhet ta marre statusin dhe angazhimi yne eshte qe ne t'i plotesojme te gjitha keto angazhime, te gjitha keto prioritete, nderkohe qe duhet te kuptojme qe ka dhe prioritete, te cilat do te jene per nje kohe te gjate si te tilla.