Ndihmë për 35-vjeçaren, nuk disponon para për një operacion në sy
Liljana Kotarja ka më shumë se tre vjet që nuk ngrihet nga krevati per probleme të rënda shëndetësore . Është vetëm 35 vjeç dhe deri më tani ka bërë katër ndërhyrje kirurgjikale në sy . Dy operacione janë realizuar në Turqi me ndërhyrje të ministrisë së Shëndetësisë, por këto ndërhyrje nuk kanë bërë që ajo të ketë përmirësime në shikim.
Sëmundja e saj është shumë e rrallë dhe kërkon një trajtim shumë të gjatë për mjekim, prandaj operacionet e bëra deri më tani nuk kanë mjaftuar, sepse procedura e shërimit duhet të vazhdoje edhe me disa ndërhyrje të tjera kirurgjikale për të cilat ajo dhe familja e saj nuk e kanë mundësinë ekonomike. Babai i saj Zaim Kotorja, në njeë gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe depressive i bën apel të gjithë biznesit shqiptar që të ndihmojë vajzën e tij që ta rikthejë shikimin , sepse sëmundja që ajo ka, ka filluar t'i ndikojë në të gjithe organizmin. I pikëlluar dhe me lot në sy, plaku 70 vjeçar edhe pse në gjendje vërtet të rëndë shëndetësore, kërkon ndihmë për vajzen e tij , duke u shprehur se jeta e tij është e parëndesishme krahasuar me shëndetin e saj.
Ndërsa nga ana tjeter Liljana, tek sa e sheh babain e saj tek vuan përpiqet të përmbahet por, lotët i pikojnë vjedhurazi . "7000 euro mund të kushtojë operimi dhe ne nuk i kemi ato', shprehet ajo.
Kjo familje ka dy të sëmurë në shtepi të cilët duan mjekim , vizita mjekësore dhe shumë ilaçe të cilat janë të kushtueshme, e mbi të gjitha duan paratë për operacionin e Liljanës , për shpresën e rikthimit të shikimit. E ndërkohe të ardhurat e tyre financiare janë minimale, prandaj ata presin një ndihmë nga te gjithë ne.