E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i aplikimeve për karta dhe pasaporta biometrike

Rritet numri i aplikimeve për pasaportat bimometrike. Nga një vëzhgim i bërë nëpër zyrat e njësive bashkiake të kryeqytetit, vihet re shtimi i interesit të qytetareve për t'u pajisur me dokumentet e udhëtimit. Numri i aplikimeve për pasaporta, siç duket ështe rritur për faktin se një numër i madh i qytetarëve, tashmë kanë në duart e tyre letërnjoftimet elektronike.Sipas punonjësve të zyrave përkatëse, më të interesuarit këto ditë kanë qenë emigrantët shqiptarë që kanë ardhur për pushimet e verës dhe që duan të pajisen dhe me dokumentet e reja shqiptare.
Pothuajse në të gjitha minibashkite e Tiranës , numri i qytetarëve që aplikojne në ditë për karta dhe pasaporta varion nga 50 deri ne 80.
Punonjesit e njësive bashkiake gjithashtu njoftojnë se ka ende shumë persona të cilët nuk i kanë tërhequr kartat e identitetit , dhe se ekzistojnë stoqe kartash në ambientet e zyrave përkatëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›