Ndihmë për Ligën e Kampionëve

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 19:21
Patrice Evra beson se përforcimet më të reja të Manchester Unitedit mund t’i ndihmojnë klubit të fitojë Ligën e Kampionëve.
Edhe pse është ende faza e hershme e afatit kalimtar të verës, Djajtë e Kuq kanë qenë mjaft aktivë në treg duke transferuar mbrojtësin Phil Jones, mesfushorin Ashley Young dhe së fundmi portierin David de Gea me vlerë të kombinuar prej 50 milionë funtesh.
“Mendoj se janë përforcime të shkëlqyeshme. Jemi mposhtur në finale të Ligës së Kampionëve, por me përforcimet e reja mendoj se do ta fitojmë vitin e ardhshëm”, tha Evra.