E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carragher pret përforcime të tjera

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 12:13

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher beson se klubi do të sjellë përforcime të tjera në Anfield, gjatë javëve të ardhshme. Deri më tani, Kenny Dalglish ka sjellë mesfushorin Jordan Henderson nga Sunderlandi, ndërsa Carragher beson se do të ketë edhe blerje të tjera nga klubi.

“Është ende shumë herët dhe nuk kam pritur të ndodhë shumëçka deri më tani. Jemi në fillim të korrikut, andaj gjërat do të lëvizin së shpejti. Shpeshherë ndodh që një lëvizje të përcillet me shumë të tjera”, tha Carragher për Liverpool Echo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›