E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG pas Taarabtit

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 12:14

Skysports.com ka njoftuar të premten se Paris St Germain ka ofruar 13.5 milionë funte për mesfushorin e Queens Park Rangersit, Adel Taarabt.

Reprezentuesi i Marokut ka shkëlqyer për QPR-në në sezonin e kaluar, duke siguruar promovimin e ekipit në Premierligë. Taarabt realizoi 19 gola në 44 ndeshje dhe spekulohej se kërkohet nga Chelsea dhe Arsenal.

Por, është klubi francez, PSG, ai që ka paraqitur ofertën e parë. Gjiganti nga Ligue 1 tani përkrahet nga investitorët e pasur nga Katari dhe pritet të bëjnë shpenzime të mëdha gjatë kësaj vere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›