Ndihmë për shuarjen e zjarreve, Meta dhe Basha falenderojnë BE-në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohje dhe falenderime për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian, për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret. Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”, shkruan në rrjete sociale zoti Meta.
Ndërkohë edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur ndihmën e ofruar nga Bashkimi Europian për shuarjen e zjarreve në vend, pas lajmit se ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile.“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira”, shkruan lideri demokrat Basha.
Përmes mekanizmit të Mbrojtjes Civile, Çekia dhe Hollanda i ofrojnë Shqipërisë dy helikopterë për të mbështetur operacionet e shuarjes së flakëve.