Ndihme per zonat e bllokuara

Organizata ndërkombëtare “World Vision” lëvron 200 mijë dollarë për menaxhimin e situatës së emergjencës në vendin tonë. Pas vizitës në Korçë dhe Librazhd drejtoresha për Evropën Qendrore dhe Lindore, Conny Lennenberg ka theksuar se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë po evidentojnë nevojat e zonave të bllokuara nga bora, për të cilat kanë bërë gati dhe paketa ushqimore. Këto deklarata drejtoresha e “World Vision” i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për shëndetin e nënës dhe fëmijës me Ministrin e Shëndetësisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të strategjisë të shëndetit riprodhues 2009-2015 e cila synon uljen e vdekshmërisë foshnjore dhe amëtare.