Plagosje me arme zjarri ne shkolle
Një gjimnazist ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një bashkëmoshtar të tij. Ngjarja ka ndodhur në një lokal përballë gjimnazit Ismail Qemali, të cilin e frekunentonin dy gjimnazistët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të mesditës në Tiranë. Reli Qoshja, ka marrë mjekim në dorë dhe është lënë të kthehet në banesë pasi plaga e shkaktuar nga një e shtënë pistoletë, duket se nuk I ka shkatuar asnjë komplikacion të rëndë. Policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar, Bledi Prenga, i cili është gjimnazist i të njëjtës shkollë me Qoshen. Sipas policisë dy të rinjtë ishin grindur edhe një ditë më parë, ndërsa shkak dyshohet të jetë konfliktimi për ndonjë vajzë. Burimet policore thanë se deri në mesditë po negociohej me familjarë të Prengës, për ta bindur atë të dorëzohej në polici.