Hyseni apo Manaj?
Ndersa per sa i perket zevendeskryeministrit te ri te Kosoves, dy emra lakohen nga mediat kosovare: sekretari i pergjithshem i LDK-se, Rame Manaj dhe Skender Hyseni. Ky i fundit u be mjaft i famshem ne skenen politike kosovare, por edhe ate nderkombetare, kur ne 26 maj te vitit te kaluar mori bekimin nga Ekipi i Unitetit per t'i prire delegacionit kosovar ne bisedimet shqiptaro-serbe ne Vjene, ku do te diskutohej per ceshtjet ekonomike. Thuhet se ai ka mbeshtetjen e Presidentit Fatmir Sejdiu edhe per postin e njeriut te dyte ne qeverine e re, megjithese kjo levizje mund te nxise reagime ne Kryesine e LDK-se. Vete ai nuk ka pranuar te flase per mediat, lidhur me negociatat per koalicionin qeveritar.
"Me tere respektin, nuk dua te perzihem fare, sepse zedhenesi dhe sekretari i pergjithshem jane te autorizuar te flasin nga LDK per kete pune. Une nuk jam as pjese e ekipit qe po bisedon", ka thene Hyseni. Nje burim tjeter brenda LDK-se tha per "Express", se kandidat serioz per postin e zevendeskryeministrit eshte edhe Rame Manaj, aktualisht sekretar i pergjithshem i LDK-se. Qekur eshte emeruar ne kete post partiak, Manaj ka treguar zotesi ne qasjen ndaj marredhenieve me mediat dhe njihet per afersine me Presidentin Fatmir Sejdiu, ndersa emri i tij vazhdimisht eshte konsideruar i paster. Vec kesaj, Manaj duket se eshte i preferuar edhe nga radhet e PDK-se, megjithese kjo e fundit duket se nuk ka asnje kundershtim edhe per Skender Hysenin.
Duke pritur festat e Vitit te Ri, nje numer i madh zyrtaresh kosovare do te jene duke pritur edhe nese do te mund te gjejne veten ne ndonje liste qeveritare. Sipas te gjitha gjasave, konfirmimi i qeverise ne Parlament do te behet ne pjesen e pare te janarit, pasi ka mbetur kohe e shkurter qe Parlamenti te nxjerre qeverine perpara nderrimit te viteve. Nenkryetari i PDK-se, Hajredin Kuci, ka thene se brenda kesaj partie ekziston disponimi se perzgjedhjet kualitative nuk duhen ndikuar nga presioni kohor. "Nuk eshte e ndonje rendesie te madhe nese Parlamenti mblidhet per dy-tri
dite ose edhe pas Vitit te Ri", ka thene ai.
"Express"
NDARJA E PUSHTETIT
PDK
1. Ministria e Ekonomise dhe
Financave
2. Ministria e Energjetikes dhe
Minierave
3. Ministria e Arsimit,
Shkences dhe Teknologjise
4. Ministria e Transportit dhe
Telekomunikacionit
5. Ministria e Rendit
6. Ministria e Bujqesise,
Pylltarise dhe Zhvillimit Rural.
7. Ministria e Sherbimeve
Publike
LDK
1. Ministria e Tregtise dhe
Industrise
2. Ministria e Shendetesise
3. Ministria e Kultures, Rinise
dhe Sportit
4. Ministria e Pushtetit Lokal
5. Ministria e Drejtesise
MINORITETET
1. Ministria e Ambientit
2. Ministria e Punes dhe
Mireqenies Sociale
3. Ministria e Kthimit dhe
E Komuniteteve