Tadic: Ushtria gati te mbroje serbet e Kosoves
Ushtria serbe eshte gati te mbroje serbet e Kosoves, nese paqeruajtesit nuk arrijne te ndalojne dhunen ne krahine. Eshte ky kercenimi radhes qe vjen nga Beogradi, kesaj here permes deklarates se vete presidentit serb, Boris Tadic, i konsideruar ne arenen politike nderkombetare si me properendimori nga lideret aktuale serbe. "Nese situata ne Kosove pershkallezohet deri ne dhune dhe nese forcat paqeruajtese te KFOR-it nuk arrijne te mbrojne sic duhet serbet, ushtria e Serbise eshte e gatshme ne cdo kohe qe te ofroje ndihmen e saj per te mbrojtur popullaten ne rrezik. Kjo gje do te behet me aprovimin e organizatave nderkombetare dhe ne nje linje me ligjin nderkombetar", - ka thene Tadic. Sipas tij, Serbia do te vazhdoje te mbroje integritetin e saj territorial, pa hequr dore nga ambicia evropiane. Megjithese kjo gje duket e pamundur pas miratimit te rezolutes per Kosoven ne parlamentin serb, ku thuhet se Serbia nuk do te pranoje te anetaresohet ne BE, nese Kosova shpall pavaresine. Gjate fjalimit ne parlament, kreu serb i shtetit tha se Serbia do te beje cdo perpjekje per te mos lejuar pavaresine e Kosoves. "Shteti yne do te beje gjithcka per te siguruar qe Kosova do te mbetet ne Serbi, ndersa vendi do te vazhdoje rrugen evropiane. Qe te dy keto principe duhet te realizohen permes nje politike te mencur dhe me mjete paqesore dhe diplomatike", -tha Tadic. Megjithate, shume analiste i shohin keto deklarata te presidentit serb, thjesht si pjese e fushates se tij elektorale per zgjedhjet e 20 janarit, ku do te perballet me ultranacionalistin Tomisllav Nikolic.