Surroi ndërmjetës për krizën politike në Shqipëri?
PRISHTINE- Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, ka shprehur vullnetin për të zgjidhur krizën në Shqipëri, njoftojnë sot mediat kosovare.
Sipas agjencive te lajmeve kosovare, Surroi gjatë së hënës është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin, ndërkohë që pritet të takojë edhe dy kundërshtarët e politikës shqiptare, atë të PD-së dhe PS-së.
Gjithmonë sipas mediave kosovare, thuhet se partia e Edi Ramës, PS, deputetët e së cilës janë në grevë urie, ka pranuar që Surroi të ndërmjetësojë për ta gjetur një zgjidhje, ndërkohë që Partia Demokratike ende nuk ka dhënë pëlqimin që Surroi të jetë ndërmjetësues.
Madje mediat kanë dashur pas kësaj të marirn një deklaratë nga ish lideri i partisë Reformiste ORA, I cili nuk ka kundërshtuar këtë iniciativë, por as nuk ka dashur ta komentojë atë.
(d.b/BalkanWeb)