E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmohen banorët e lagjeve shqiptare në veri të vendit

Këshilltari politik i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Viktor Mehana, i shoqëruar nga Faik Prekazi, drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane pranë KK të Mitrovicës, si dhe përfaqësuesit e lagjeve të Veriut, sot kanë shpërndarë ndihma të pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët që jetojnë në veri të vendit. Nga këto pako, që përfshijnë artikujt kryesorë, si miell, vaj, kripë, detergjent dhe artikuj të tjerë të domosdoshëm për jetesë, në vazhdim do të përfitojnë 122 familje në të gjitha lagjet e pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës.

Gjithashtu, pjesë e kësaj ndihme të Ministrisë do të jenë edhe fshatrat e banuara me shqiptarë të komunës së Leposaviqit.

“Ne e kemi vizituar veriun e vendit edhe më herët dhe në bazë të të dhënave të qytetarëve kemi vendosur ti ndihmojmë këto familje me pako ushqimore dhe higjienike për Festën e bajramit. Kjo sot është vetëm fillimi, pasi do vazhdojmë me këtë ndihmë ndaj këtyre familjeve që janë të përfshira në lista”, tha Mehana, njofton MPMS./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›