E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmojeni Liberta Ahmetin

Liberta Ahmeti vuan nga sëmundja e cila njihet si anemi plastike. Ajo ka nevojë urgjente për transplantim të palcës kurrizore, kjo pasi që palca e saj nuk prodhon rruaza të kuqe gjaku, gjë që i vështirëson asaj shumë jetën.

Si mungesë e prodhimit të rruazave të gjakut, ajo çdo dy ditë duhet të shkoj në spital për tu furnizuar me gjak.

Familjarët e Libertes në pamundësi për t'i mbuluar shpenzimet e shërimit kanë hapur edhe një llogari të re bankare në TEB BANK, në të cilën qytetarët mund ta ndihmojnë duke deponuar të holla aty. Dy llogaritë bankare mund të shihen ne foto.

Libertën mund ta ndihmoni edhe duke dërguar sms në numrin 55101. Sms-ët duhet dërgohen vetëm nga operatori Vala dhe ai sms kushton 1 euro. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›