E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrokulliset traktori, humbë jetën një person

Një person ka vdekur derisa traktori i tij ka dal nga rruga dhe është rrokullisur disa herë.

Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Karaç të Vushtrrisë.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe një person tjetër i cili ishte në traktor në kohën e aksidentit. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është lejuar familjarëve për ceremoni varrimi. Njësiti i trafikut është duke i zhvilluar hetimet përkitazi me aksidentin./Indeksonline/ .

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›