E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndikimi i sistemit të vjetër komunist kundër demokracisë

09-10-2011 / Nga Sejdi Peka

Këto ditë, Asambleja Parlamentare e KE miratoi një rezolutë për situatën në Ballkanin Perëndimor. Duke bërë fjalë për Shqipërinë, shqetësimi mbetet “ndikimi i sistemit të vjetër komunist politik në këtë vend”. Hartuesi i raportit dhe kryetarë për çështjet politike Bjorn von Sydoë në një intervistë për radion Deutche Velle thekson faktin se “në Shqipëri situata politike shfaqet pothuajse e ngrirë në këto 20 vite”. Dhe më poshtë po citoj: “Për Këshillin e Europës, Komisionin Europian dhe institucionet e tjera të BE,është shumë shqetësues fenomeni i bojkotit të Parlamentit nga njëra nga partitë politike”. -Më  qartë dhe më shkoqur, asnjëherë Europa nuk ka folur.
      Por Edi Rama, një skizofren i lindur, nuk ka as veshë të dëgjojë dhe as sy të shikojë. Dhe “haraçin” e paguajnë shqiptarët. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria u refuzua të merrte statusin e vendit kandidat për në BE. Partia Socialiste nuk ka mundur të distancohet si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë Punës ish-komuniste. Në krye të kësaj partie Edi Rama ka vendosur si numrin dy të saj, Gramoz Ruçin ish-Ministrin e Sigurimit komunist të Ramiz Alisë. Ka thirrur në përbërje të Asamblesë Kombëtare ish kriminelët e diktaturës hoxhiste dhe pinjollët e brezit të dytë të bllokmenëve dhe ish-kriminelëve të regjimit komunist me Bushatët, Minxhozët, Klosët, Pezët, Yllin, Hysin,.. një detashment i tërë i gardës së kuqe leniniste. Nga ana tjetër ka larguar dhe mënjanuar nga kjo forcë politike zërat kundër apo themeluesit e saj, që kanë patur si qëllim për ta integruar si parti socialiste të modelit europian. Nga viti 2005, koha kur Edi Rama uzurpoi Partinë Socialiste, e ka marrë peng këtë forcë politike duke e tërhequr zvarrë si një leckë që fshin pazaret. Me protesta dhe demonstrata të tipit marksist me qëllim marrjen e pushtetit me anën e revolucionit bolshevik, duke përdorur me anën e presionit se “do të iknin nga puna” punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe të qyteteve të tjera ku qeverisin socialistët, e ka mbajtur Tiranën dhe Shqipërinë në një ankth të pa parë pasigurie. Brigjet e Lanës u bënë dëshmitarë të një maskarade të turpshme “të një buke me dy qofte” të “çadrave në bulevard dhe të premtimeve se do ta rrëzojmë sot dhe do ta rrëzojmë nesër Berishën” me mercenarë të mashtruar dhe të paguar. Bllokimi i rrugëve dhe i shesheve të Kryeqytetit dhe në të gjithë Shqipërinë dhe së fundi tentativa e grushtit të shtetit në sulmin kundër Kryeministrisë me 21 Janar, zbuluan fytyrën e vërtetë se kjo forcë politike nuk ka ndryshuar asgjë në mentalitetin e saj bolshevik kundër demokracisë. Në këtë gjendje Europa nuk mundet të na pranojë në gjirin e saj. Komedia e gjithë kësaj pamje të Shqipërisë post komuniste është se tani Edi Rama ka veshur pa pritur si ujku lëkurën e qengjit. Duke tundur me hipokrizi kartën me 10 pikat si “rruga e re” me parakushtet për dialog, skizofreni i PS nuk bën asgjë tjetër vetëm sa zgjat agoninë e kësaj force politike në një rrugë pa krye. Është marrëzi të mendosh se shqiptarëve mundet t’u hedhësh hi syve ashtu si mendon Edvini. Integrimi i Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike nuk përcaktohet nga aventurat politike të Edi Ramës. Duke na kujtuar Don Kishotin e Mançës, tani Edi Rama ka “ftuar në duel” Berishën. Si një bajloz i kohëve mesjetare, me një portret si të Haxhi Qamilit ka shumë mundësi se ka për t’i mbushur poturet akoma pa filluar duelin. Të gjithë janë të bindur se sa i vështirë dhe argumentues është Berisha në debat. Nga ana tjetër e vetmja shpresë dhe qëllim i Edi Ramës në këtë përballje është mbushja e auditorit me ulërima, si dhe ulja e debatit në një nivel qesharak.
Vendi ynë i vuajtur shumë nga diktaturat fashiste dhe komuniste, nuk ka më kohë për të humbur në rrethin vicioz që përpiqen ta fusin Shqipërinë neokomunistët. Refuzimi i votimit të ligjeve në Parlament që kërkojnë shumicë të cilësuar, bojkoti i vazhduar me qëllim për ta përjashtuar Shqipërinë nga integrimi europian,veprimet që nxisin një destabilitet duke kundërshtuar reformat, është e qartë për të gjithë, se është një strategji e stanit enverist që në pamundësi për t’u përballur me zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka zgjedhur mënyrën e marrjes së pushtetit me revolucione të ngjashme si në vitin 1997. Por në këtë ripërtëritje të historisë me bolshevikë, është handicap i madh që Presidenti, që është garant i Kushtetutës, po bëhet palë me të majtën ish-komuniste. Kjo aleance e pashenjte paraqet nje rrezik per dekomunistizimin e shoqerise, dhe per kete qellim, s’bejne fajde propagandat, as aleancat faqezeza e as emisionet televizive. Qe te prishet kjo aleancë, duhet qe te ndryshojnë protagonistët, pra duhet qe zgjatimi i nomenklaturës bolshevike Edi Rama të mos ketë me perfaqesimin politik qe ka sot, e afërmendsh, duhet te presim qe nga zyra e presidencës të dalë një njeri që s’u ngrit kurrë në lartësinë e kryetarit të shtetit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›