E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndikimi i zgjedhjeve tek ekonomia amerikane

Pakenaqesia e pergjithshme e amerikaneve ndaj administrates dhe Presidentit Obama solli fitore derrmuese te kandidateve republikane ne zgjedhjet e se martes per Kongresin. Duke filluar nga muaji janar republikanet do te kene nen kontroll Dhomen e Perfaqesuesve. Ne anketimet e para votuesit u shprehen se ekonomia mbizoteronte te gjitha ceshtjet e tjera dhe ishte shqetesimi i tyre kryesor. Shume amerikane shpresojne se ndryshimi ne Kongres do te ndihmoje ne uljen e papunesise dhe te borxhit te madh qeveritar.

Votuesit ne Pitsburg te Pensilvanise ashtu si kudo ne Shtetet e Bashkuara u zgjuan ne nje peisazh te ri politik

Kandidatet republikane i fituan si garat per senat ashtu edhe per guvernator ne shtetin e Pensilvanise ku Maria Leaf eshte agjente pronash te patundshme.

Shpresoj se optimizmi qe i ka perfshire njerezit se ekonomia do te permiresohet do te behet shpejt realitet thote zonja Leaf.

Ajo humbi punen ne fillim te ketij viti dhe jetoi ca kohe me ndihmat e qeverise por pastaj vendosi te provonte dicka te re dhe u be agjente imobiliare.

Megjithese cmimet e shtepive ne Pittsburgh nuk rane dhe aq shume sa ne qytete e tjera zonja Leaf thote se tregu mund te permiresohet shume me teper. Ajo shpreson se ekonomia do ta marre veten shpejt tani qe zgjedhjet kane perfunduar.

Jemi optimiste sepse tani shume njerez do te fillojne te kerkojne te blejne shtepi dhe te hyjne perpara festave. Qellimi yne eshte ti ndihmojme ta realizojne kete- thote ajo.

Ajo thote gjithashtu se optimizmi i saj mund ta kete jeten te shkurter neqoftese republikanet nuk kane nje plan konkret per ta shpejtuar rimekembjen ekonomike.

Presidenti Obama dje e pranoi se me rezultatin e votimeve zgjedhesit i dhane administrates nje mesazh te rendesishem per te bashkepunuar me republikanet lidhur me ekonomine

Nese republikanet kane ide te mira per shtimin e vendeve te punes qe mund te ulin papunesine te cilat ne nuk i kishim menduar me pare e qe mund te funksionojne do te deshironim te provonim disa prej tyre tha ai dje ne nje konference shtypi ne Shtepine e Bardhe.

Por ne Nju Jork John Chambliss punonjes i kompanise Ford Motor thote se edhe ligjvenesit nuk mund te bejne shume

Nuk mendoj se ka ndonje gje qe ata mund te bejne per te nxitur ekonomine. Kapitalizmi ka ciklet e tij te natyrshme prandaj mendoj se do te ishte me mire qe ta linin ekonomine te zhvillohej vete. Nese qeveria nuk nderhyn ne ekonomi mendoj se cdo gje do te behej mire vetvetiu.

Avokati i taksave Charles Chromow nuk eshte dakord

Une besoj se ne periudha recesioni ekonomik si kjo e tanishmja qeveria duhet te shpenzoje me shume per te nxitur ekonomine dhe jo me pak sic thone republikanet. Ne fakt shume nga problemet qe lidhen me papunesine kane te bejne me faktin se qeveria nuk e stimuloi sa duhet ekonomine e jo sic thone republikanet.

Nderkohe ne Pittsburgh biznesmeni indiano-amerikan Lalit ordia eshte per uljen e taksave. Sipas tij kjo do ta ndihmonte shume biznesin e tij Thar Technologies

Sa here qe ulim taksat kjo na lejon te hedhim me shume para ne ekonomi me ane investimesh - thote ai.

Kompania Thar Technologies i perket sektorit te gjelber te cilin administrata Obama po e reklamon shume si menyre per uljen e papunesise.

Kjo kompani prodhon dhe eksporton pajisje qe perpunojne bio-karburante.

Por sipas zotit ordia biznesin e tij e ka penguar politika e paqarte energjitike dhe ligjet qe vazhdojne te debatohen ne Kongres per subvencionimin e biokarbureve. Ai shpreson se republikanet dhe demokratet do te bien dakord


Nese ata bien dakord per nje politike te qarte kjo do te na lejonte edhe ne te marrim nje vendim se ne cdrejtim do te shkojme.

ordiashpreson qe vitin tjeter te kaloje ne nje ndertese me te madhe dhe te marre ne pune me shume njerez.

Por ai thote se kjo do te varet nga bashkepunimi qe do te kete brenda Kongresit dhe nga shpejtesia e rigjallerimit ekonomik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›