E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja e Bankes Amerikane rritje ne tregjet nderkombetare

Banka Qendrore ne SHBA FED serish do te hedhe miliarda dollare ne treg me qellim forcimin e koniunktures. Sic beri te ditur FED-i ne Washington per kete qellin deri ne mes te vitit te ardhshem do te blihen obligacione shteterore me vlere prej gjithsej 600 miliarde dollaresh.

Shefi i FED-it Ben Bernanke e argumentoi kete vendim me zhvillimin e ngadalte te ekonomise. Rimekembja e ekonomise dhe tregut te punes po perparojne shume ngadale deklaroi Bernanke ne nje kohe kur kuota e papunesise ne SHBA eshte 10.

Analistet vleresojne lajmin duke hequr paralele me injektimin e nje sasie te ngjashme qe coi ne renien e vleres se dollarit e parashikojne renie te metejshme si rezultat i kesaj pakete te re. Por tregjet financiare shenuan rritje.

Nje pjese e te hollave futen ne ekonomi te tjerat perdoren per blerjen e pronave dhe aksioneve ndaj pritet nje rritje e lehte dhe ne tregun e aksioneve.

Tregjet aziatike shenuan menjehere rritje pas lajmit te bankes amerikane. Indeksi japonez shenoi rritje prej 2 perqind. Pati rritje edhe ne Korene e Jugut Australi Singapore e Taivan. Pozitivisht u prit lajmi dhe ne hapje te bursave europiane

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›