Spahiu Shqiperia po ndjek reformat e kerkuara nga Bashkimi Europian

Zevendes-kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu deklaroi sot se Shqiperia ka plotesuar pjesen derrmuese te standarteve per te fituar statusin e vendit kandidat te Bashkimit Europian. Zoti Spahiu theksoi se megjithe skepticizmin e analisteve Shqiperia ka lene prapa gjithe vendet e rajonit duke kryer reforma thelbesore ne rrugen drejt BE-se dhe duke perafruar legjislacionin me standartet europiane. Ai i beri keto komente ne nje fjalim publik i ftuar nga fakulteti juridik te Universitetit Europian te Tiranes. Sipas tij shume nga ligjet baze per funksionimin e institucioneve shqiptare jane marre nga modelet me te mira te vendeve te BE-se.
Nje pjese kryesore te standarteve te kerkuara nga Bashkimi Europian Shqiperia i ka permbushur me shume se vendet fqinje Maqedonia Serbia dhe Mali i Zi. Shqiperia nuk ka probleme te diskriminimit etnik. Ajo nuk ka probleme me pabarazi apo konflikte fetare. Shqiperia nuk ka persona dhe kriminele ne kerkim qe akuzohen per krime lufte dhe drejtesia shqiptare eshte me bashkepunuese se drejtesite e vendeve te rajonit me strukturat e Bashkimit Europian - tha zoti Spahiu.
Zevendes-kryetari i KLD.-se Spahiu tha se sipas raportit te organizates Transparency International edhe korrupsionin Shqiperia po e lufton me shume se vendet fqinje sipas raporteve te tjera ekonomike edhe ekonomine po e zhvillon me shume se vendet e rajonit edhe ligjin e zbaton me mire dhe krimin po e lufton me shume se vendet e tjera ne Ballkan. Ai tha se pas gjithe ketyre rezultateve pozitive eshte per te ardhur keq qe i vetmi problem qe perceptohet i tille nga Brukseli mbeten zhvillimet e brendshme politike. Zoti Spahiu tha se problem kryesor ne jeten e Shqiperise dhe ne raport me Bashkimin Europian mbetet konflikti i tejzgjatur politik i cili po bllokon miratimin e disa ligjeve te rendesishme ne parlament.
Nje nga problemet kryesore eshte konflikti i tejzgjatur politik qe krijoi pengesa per miratimin ne parlament te nje sere ligjesh organike kushtetuese qe lidhen me organizmin dhe funksionimin e shume institucioneve te pavarura ne vend. Keto project-ligje nuk u be e mundur te miratoheshin per shkak te mungeses se kuorumit qe solli bojkotimi i parlamentit nga opozitsocialiste - tha zoti Spahiu.
Perfaqesuesi i KLD-se Spahiu u beri thirrje gjithe faktoreve te brendshem dhe nderkombetare dashamires me Shqiperine qe te mos humbin shpresat por te zhvillojne nje avokati me te forte ne mbrojtje te saj ne menyre qe edhe Shqiperia te perfitoje statusin e vendit kandidat i Bashkimit Europian. Zv/kryetari KLD-se Spahiu deklaroi se sistemi gjyqesor shqiptar ka nevoje per permiresime te thella ne infrastrukture kapacitete njerezore heqjen e imunitetit lufte pa kompromis ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit pavaresi buxhetore dhe forcimin e sistemit te karrieres te gjitha keto sipas modeleve dhe kerkesave te BE-se.